BallinaAktualitetNis aplikimi i gjobave për këmbësorët që shkelin rregullat e qarkullimit. Konsiderohen...

Nis aplikimi i gjobave për këmbësorët që shkelin rregullat e qarkullimit. Konsiderohen si një shkak kryesor për aksidentet rrugore

Ka niur aplikimi i gjobave për këmbësorët që shkelin rregullat e qarkullimit nga ana e Policisë Rrugore.

Kjo masë vjen pas 7 vitesh nga hyrja në fuqi e dispozitave ligjore dhe sipas nenit 188 të Kodit Rrugor, këmbësori i cili shkel rregullat e qarkullimit rrugor gjobitet nga 500 deri në 2 mijë Lekë.

Shumë prej këmbësorëve, me shkeljet e rregullave të qarkullimit rrugor, rrezikojnë jo vetëm jetët e tyre, por edhe drejtuesit e automjeteve.

Gerhard Baka, specialist trafiku, Policia Rrugore: Për këmbësorët, të cilët kapërcejnë karrexhatën dhe jo në vendet e përcaktuara, ndëshkohen njëlloj si drejtuesit e mjetëve që nuk i japin përparësi këmbësorit, në kalimet e përcaktuara për këmbësorët.

Pavarësisht se gjobat parashikohen deri në 2 mijë Lekë, policia ka zgjedhur që fillimisht të aplikojë gjoba deri në 1 mijë Lekë, kjo edhe si një masë sensibilizuese.

Gerhard Baka, specialist trafiku, Policia Rrugore: 1 mijë Lekë të reja masa adminstrative për këmbësorin. Deri në likujdimin e masës administrative, i mbajmë kartën e identitetit dhe në momentin që këmbësori paraqet mandatin, i kthehet karta e identitetit.

Sipas INSTAT, këmbësorët janë të dytët për shkakun kryesor të aksidenteve rrugore. Në 16 % të rasteve aksidentet ndodhin për shkak të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor nga këmbësorët./TV Klan

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular