EMRAT/Arrestohen biznesmeni, Prokurori i Kukësit! Në pranga edhe ish-drejtori i Forcave Operacionale e disa efektivë

0
700

Policia ka zhvilluar aksion në disa qytete të ndryshme të Shqipërisë, mes tyre në Tiranë dhe Shkodër.

Gjatë aksionit është vendosur në pranga biznesmeni Pëllumb Gjoka dhe ish-drejtori i Forcave Operacionale, Olti Bistri, raporton gazetarja Klodiana Lala.

Në mesin e të arrestuarve janë arrestuar edhe disa efektivë, si edhe prokurori i rrethit Kukës, Xhevahir Lita. Ata dyshohen për vepra të ndryshme penale, ndërsa aksioni është ende në zhvillim.

Biznesmeni Pëllumb Gjoka, i njohur për lidhje me politikën, u arrestua në banesën e tij në Velipojë.