Një 50-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë nga vëllai i tij. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të enjteje në Pogradec, ndërsa mësohet se Denis Harizi, ka goditur me thikë të vëllanë. Konflikti mes dy vëllezërve ka ndodhur për çështje pronësie. I plagosuri ndodhet në spital, ndërsa policia po punon për kapjen e autorit
Nga ana e Policisë po vijon puna për kapjen e autorit të dyshuar të ngjarjes shtetasit D. H.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.