BallinaKryesoreU rikthye në krye të PD, ja lëvizjet e para të Lulzim...

U rikthye në krye të PD, ja lëvizjet e para të Lulzim Bashës pasi mori postin! Çfarë pritet të ndodhë në shtator

Një ditë pasi u rizgjodh kryetar i PD-së, Lulzim Basha bëri lëvizjen e parë duke mbledhur forumet e partisë në kuadër të aksionit të ri opozitar.

Basha mblodhi mbrëmë dy strukturat drejtuese të PD-së, Kolegjin e Kryetarëve dhe Kryesinë, që mbështetën rikthimin e tij dhe i shtruan rrugën e zgjedhjeve. Fillimisht, Basha mblodhi ata që njihen si mbështetësit më të mëdhenj, Kolegjin e Kryetarëve e më pas kryesinë.

Pas rreth një orë mbledhje, Kryesia vendosi mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të PD në datën 2 shtator ku pritet të ketë ndryshime statutore.

Sipas PD-së, agjenda e Kuvendit Kombëtar do të jetë: Ndryshime statutore; vendime organizative në përputhje me vendimet statutore; miratimi i agjendës politike të Partisë Demokratike.

Mësohet se përveç mbledhjes së Kuvendit Kombëtar në 2 shtator, ka vendosur si prioritet luftën ndaj korrupsionit në nivel qendror dhe lokal.

Sipas tij, shtatori do të sjellë edhe 2 nisma kundër korrupsionit nga Partia Demokratike:

1- Kërkesën për hetim parlamentar të fondeve të IPARD, ku paratë e taksapaguesve evropianë u devijuan për projekte dhe afera korruptive.

2. Ridërgim i kërkesës për hetimin parlamentar të gjithë atyre që kanë përfituar statusin investitor strategjik, për të parë se çfarë përfitimesh strategjike kanë sjellë për zhvillimin e vendit, përveç pasurimit të pushtetarëve.

“Lufta kundër korrupsionit prioritet në mbledhjen e parë të Kryesisë të drejtuar nga Basha, ja dy hetimet parlamentare që do të kërkohen në shtator. Mbledhja e parë e Kryesisë së Partisë Demokratike nën drejtimin e Lulzim Bashës, përveç mbledhjes së Kuvendit Kombëtar në 2 shtator, ka vendosur si prioritet luftën ndaj korrupsionit në nivel qendror dhe lokal. Shtatori do të sjellë edhe 2 nisma kundër korrupsionit nga Partia Demokratike: Kërkesën për hetim parlamentar të fondeve të IPARD, ku paratë e taksapaguesve evropianë u devijuan për projekte dhe afera korruptive. Ridërgim i kërkesës për hetimin parlamentar të gjithë atyre që kanë përfituar statusin investitor strategjik, për të parë se çfarë përfitimesh strategjike kanë sjellë për zhvillimin e vendit, përveç pasurimit të pushtetarëve”, njofton zyra e shtypit në PD.

Në mbledhjen e kryesisë, të cilën e nisi me 30 minuta vonesë, Bashës iu bashkuan vetëm 13 nga 27 anëtarë të saj. Në mbledhje morën pjesë vetëm të besuarit e tij, ndërsa grupi i Gazmend Bardhit, me gati 10 deputetë bojkotoi.

Temë e diskutimit mësohet të ketë qenë nisja e strukturimit të ri të ekipit ‘Basha 4’, teksa në krah të tij qëndruan Enkelejd Alibeaj dhe Indrit Sefa. Në mbledhje ishin të pranishëm Fitim Zekthi, Taulanda Jupi, Arbi Agalliu, Gazmend Koduzi, Oriola Pampuri, Gentian Gaba, Kreshnik Çollaku. Flutura Açka, Merita Bakiu. Xhemal Gjunkshi. Enkelejd Alibeaj, Taulant Zeneli. Endri Hasa dhe Indrit Sefa. Ndërkohë, Roland Bejko, Agron Kapllanaj dhe Jemin Gjana, janë prezentë online. Nuk ishin të pranishëm në mbledhje Gazment Bardhi, Helidon Bushati, Lefter Geshtenja, Saimir Korreshi, Bledjon Nallbati, Dhurata Cupi, Dashnor Sula, Juela Hamati dhe Jonila Godole.

Mbledhja e fundit e kryesisë së PD-së ishte për të shfuqizuar Gazment Bardhin nga posti i Sekretarit të Përgjithshëm, e për t’i dhënë kompetencat Indrit Sefës për të administruar vulën e partisë, e cila sërish u bë mollë sherri mes demokratëve. Kujtojmë se Jorida Tabaku, Flamur Hoxha dhe Oriela Nebiaj kanë dhënë dorëheqjen si anëtarë Kryesie.

Pas publikimit të rezultatit të zgjedhjeve për kryetar në Partinë Demokratike, Lulzim Basha falënderoi votuesit, strukturat e partisë si dhe kandidatin tjetër të kësaj gare, Gjergji Hanin, ndërsa tha se kjo ditë nuk shënon votën për një individ, por nisjen e një pune të menjëhershme.

Mes përplasjeve brenda PD-së, grupi i Lulzim Bashës mbajti dy ditë më parë zgjedhjet duke e rikthyer atë për herë të katërt në krye të partisë. Ndërkohë, nga 52 deputetë demokratë, vetëm 8 prej tyre zgjodhën të votojnë, konkretisht Kreshnik Çollaku, Eralda Bano, Merita Bakiu, Flutura Açka, Orjola Pampuri, Arbi Agalliu, Enkelejd Alibeaj, Selaudin Jakupllari. Ky është mandati i katërt i Bashës si kryetar, pas zgjedhjeve në 2013, 2017 dhe 2021.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular