Me një formulë të re, me shumë ekipe që synojnë titullin, sezoni i ri i futbollit elitar në vend pritet të jetë “zjarr”, kjo edhe falë goglave, të cilat rezervuan menjëherë përballje shumë të forta. Me rikthimin e Dinamos në elitë, kryeqyteti është më i plotë, java e parë ofron direkt derbin Dinamo-Tirana. Trajneri Luigi Di Biagio e nis aventurën në krye të blutë kundër rivalit më të fortë të mundshëm, Tiranës. Partizani, kampionët në fuqi, e nisin sezonin aty ku e mbyllën, presin Teutën në kryeqytet
Ashtu siç është bërë traditë në vitet e fundit, edhe këtë herë derbi Partizani-Tirana vjen në javën e 6-të, me të kuqtë që do të jenë pritës. “Demat” do të luajnë dy derbi radhazi, pasi shorti i vendosi përballë Dinamos në javën e 5-të. Sezoni i ri i Superligës do të startojë më 19 gusht, ndërsa do të aplikohet skema e re.
36-të javë të plota, ndërsa titulli më pas do të diskutohet mes katër ekipeve të para në një “Final Four” që do të luhet në “Air Albania”. Pikët që katër ekipet e para do të kenë grumbulluar do të zërohen, por çmimin e madh, do të marrë ekipi që do të renditet i pari në 36-të javë.
Java e Parë
Partizani-Teuta
Laçi-Erzeni
Egnatia-Skënderbeu
Vllaznia-Kukësi
Dinamo-Tirana
Java e dytë
Teuta-Tirana
Skënderbeu-Dinamo
Kukësi-Egnatia
Erzeni-Vllaznia
Partizani-Laçi
Java e tretë
Laçi-Teuta
Vllaznia-Partizani
Egnatia-Erzeni
Dinamo-Kukësi
Tirana-Skënderbeu
Java e katërt
Teuta-Skënderbeu
Kukësi-Tirana
Erzeni-Dinamo
Partizani-Egnatia
Laçi-Vllaznia
Java e pestë
Vllaznia-Teuta
Egnatia-Laçi
Dinamo-Partizani
Tirana-Erzeni
Skënderbeu-Kukësi
Java e gjashtë
Teuta-Kukësi
Erzeni-Skënderbeu
Partizani-Tirana
Laçi-Dinamo
Vllaznia-Egnatia
Java e shtatë
Egnatia-Teuta
Dinamo-Vllaznia
Tirana-Laçi
Skënderbeu-Partizani
Kukësi-Erzeni
Java e tetë
Teuta-Erzeni
Partizani-Kukësi
Laçi-Skënderbeu
Vllaznia-Tirana
Egnatia-Dinamo
Java e nëntë
Dinamo-Teuta
Tirana-Egnatia
Skënderbeu-Vllaznia
Kukësi-Laçi
Erzeni-Partizani