BallinaKulture"Enigma rreth luftës së Trojës, është zgjidhur"/Shaqir Skarra shkruan rreth librit “Troja...

“Enigma rreth luftës së Trojës, është zgjidhur”/Shaqir Skarra shkruan rreth librit “Troja fliste shqip” të Halil Teodorit

Enigma rreth luftës së Trojës, është zgjidhur.
Lidhur me të ashtuquajtur Lufta e Trojës kemi lexuar dhe rilexuar poemat e famshme “Iliada” dhe Odisea”, shkruar nga Homeri. Deri në vitet nëntëdhjetë nuk na ranë në dorë asnjë libër historik që trajton luftën e Trojës, qoftë nga studiues të huaj apo vendas, por edhe materiale të përkthyer në gjuhën shqipe.
Pas viteve nëntëdhjetë filluan të përkthehen por edhe të botohen nga studiues e historianët tanë. Hamendësonin të gjithë e pa e vënë pikën mbi i se Troja ndodhet në vendin tonë dhe Troja që pretendohet se ndodhet në Azinë e Vogël, Turqi, nuk ka aspak lidhje me të ashtuquajturën Lufta e Trojës.
Ditët e fundit pata fatin të lexoi dhe redaktoi librin “Troja fliste shqip”, të studiuesit dibranë Halil Teodori.Them pata fat se mënyra e të trajtuarit të ngjarjeve, kultura e të shkruarit, faktet dhe argumentat e reja shkencore që sjell, më kanë mahnitur dhe befasuar.
Unë për vete Halilin e kam njohur herët, si politikan, si publicist, si poet, si shkrimtar. I kam lexuar po thuaj të gjithë librat e botuara prej tij. Kohët e fundit botoi librin monografinë “Aleksandri i Madh” (perandori ilir që krijoi perandorinë e parë të vërtetë universale,aktualisht një vizionar mahnitës i dominimit të botës.
Guximi i Halil Teodorit për t’u marrë me një figurë të madhe, gjeneralin e vetëm që njohu bota antike dhe që njihet edhe sot, duke kundërshtuar me forcë fakte dhe argumenta që kanë sjellë deri më sot të gjithë biografët e huaj që kanë shkruar për jetën dhe veprën e Aleksandrit, studiuesi Halil Teodori bindën të gjithë se Aleksandri ishte perandor ilir dhe fliste e komunikonte në gjuhën ilire. Ky libër është i pari që botohet deri tani nga studiues shqiptar, dhe megjithatë, akademikët, historianët, studiuesit tanë heshtën. Nuk thanë as mirë, as keq. Ndoshta nuk morën as mundimin ta lexonin librin.
Por studiuesi Halil Teodori nuk priti të marrë vlerësime dhe lëvdata nga ata që janë shprehur për vendorigjinën e Aleksandrit si grek e maqedonas. Pa u mbushur viti i botimit të librit “Aleksandri i Madh” del përpara lexuesve me librin e tij “Troja fliste shqip”. Një libër ku që nga titulli është mjaft intrigues e domethënës.
Përsëri i guximshëm, bile shumë se me argumentat e reja dhe faktet që na sjell, sipas tij Lufta e Trojës është zhvilluar në vendin tonë në Lezhën e sotme. Troja është Lezha. Iliosi, sipas Homerit, është Lezha e sotme.
Të guxosh dhe të thuash të vërtetën, sot që mjaft akademik, historian, studiues e profesorë, që janë qepur në kolltukun zyrtar, qoftë në akademi, qoftë në institute, qoftë në katedra, është mjaft e vështirë, pasi njerëz të tillë, puntor, studiues e gjuhëtar, akademikët tanë i quajnë me ironi si mekanik apo thjeshtë fare edhe si folklorik. Për të qarë e për të qeshur njëherësh.
Dhe megjithë heshtjen e madhe e të gjatë të studiuesve e historianëve tanë, askush nuk i ka penguar të tjerët të thonë të vërtetën. Kështu kanë folur, kanë shkruar, kanë guxuar Aristidh Kola, Mathieu Aref (Arif Mati), Elena Kacaqi, Marin Mema, Çlirim Hoxha, gjuhëtarët Agron Dalipaj e Albert Nikolla.
Lidhur me luftën e Trojës, dhe lokalizimin e saj si Lezha e sotme, është shprehur edhe studiuesja shqiptare e antikitetit Eva Brinja, e cila vetëm për lumin Skamander nuk ishte e bindur, megjithë ajo bën një apel për akademikët tanë, studiuesit e historianët që të ndalen e ta marrin seriozisht këtë të dhënë, të argumentuar shkencërisht.
Halil Teodori i kapërceu barrierat që mund t’i ndodhnin rrugës së gjatë për këtë studim të tij dhe u tha shqiptarëve të vërtetën e munguar, që Troja ndodhet në Shqipëri, që Olimpi ndodhet tek ne, që mali Ida që na jep Homeri në Iliada është Jezerca, maja ma e lartë e alpeve tona.
Këto e të tjera më shumë se këto, i kanë thënë të tjerë më parë, por zëri i tyre humbi në shkretëtirë. Studiuesi i talentuar arvanitas tha para se të vdiste se perënditë flasin shqip. Petro Zheji bëri një studim të mirëfilltë për gjuhën shqipe, duke e krahasuar si një ndër gjuhët më të vjetra indo-europiane, dhe Petro Zheji nuk ishte një emër i pa njohur për gjuhëtarët tanë, megjithatë e injoruan. Xhuzepe Katapano ka botuar librin “Thot-i fliste shqip”. Mathieu Aref në librin e tij “Shqipëria, odiseja e pa besueshme e një populli para helen”, thotë se Homeri ka folur dhe shkruar gegërisht dhe se grekët me të tjerë mburren me letërsinë homerike. Po në cilat shkolla pellazgjike mësoi Homeri? Në librin “Enigma pellazgjike” shkruhet pastër e qartë: “Greku mori rrënjën nga gjuha gege dhe bëri gjuhën e vet…”
Halil Teodori, në studimin e tij tërësisht shkencor dhe duke na sjellë fakte të reja e të pa njohura për ne, guxon e thotë të vërtetën se Troja fliste shqip, se qytetërimi i Trojës ishte pellazg, se poemat homerike janë shkruar në gjuhën pellazge.
Për këtë na bind edhe përkthimi i parë që u është bërë poemave të Homerit nga Gjon Shllaku, ku kanë tingëlluar më bukur, më qartë, se u përkthyen nga gegënishtja.
Gjithmonë duke u bazuar tek poemat e Homerit, Iliada e Odisea, autori Halil Teodori shkëputën fjalë dhe shprehje frazeologjike të tilla që ende sot përdoren gjërësisht në dialktin gegë si: Zeusi i fuste spica Herës. (Iliada, faqe 79-5).
Ndërkaq përdore e mbante Agamemnoni, thellë duke fsharë mes shokëve të brengosur. (Faqe 84-175). Vrik shkabën çoi. Faqe 174-285. Vikatën, Danajt. (Faqe 96-590). Shyt përdhe e gremisi. (Faqe 98 – 20). U grahën kuajve. (Faqe 106-290). Cytën me fjalë therëse. (Faqe 113 -510). Por ai s’kishte gajle. (Faqe 113-525). Me trinën e dorës. (Faqe 114-555). Nga logu i akejve, u grahu kuajve. (Faqe 118-715). Heshtën në bark ja rrasi. (Faqe 119-750). Malcu plaga. (Faqe 126-970).
Voc-rroku, (Faqe 126-975). Rreptë duke bërtitur ju gërmush. (Faqe 132-70).
Sharrtor i urtë u tregoi shtegun. (Faqe 145-535). Ngryk lockën e vet e mori Hektori. (Faqe 146-580). Shtije ti i pari. (Faqe 156-265). Kapi një curr. (Faqe 157-305). Gajret moj bija e detit. (Faqe 167-50). Ik shpejt o cucë e ligë. (Faqe 171-190). U briti kuajve. (Faqe 172-210(. Bash sonte danajt do të marrin detin. (Faqe 172-225). Mjaft më moj gjustër. (Faqe 173-240). Me bisht të syrit e pikasi. (Faqe 176-350). Kuajve të dirsur jepu të hanë. (Faqe 184-640).
Të gjitha këto thesare janë marrë nga Iliada dhe Odisea, dhe sot, pas kaq vitesh ende gjejnë përdorim në të folmen gege. Këto përdoren në zona si Dibra, Luma, Mati. Dy poemat e famshme të Homerit, Iliada dhe Odiesu, janë një fjalor i madh, i mbushur me fjalë të rralla e shprehje frazeologjike. Fjala gajret, me bë gajret, gajret hej burrë, ende përdoret në Shqipërinë veriore dhe së shumti gjen përdorim në fatkeqësi. U grahën kuajve, u grahën qeve, kur i ke në brazdë me lëruar arën.
Tek Iliada gjejmë fjalën cucë, që përdor Homeri. Kjo fjalë përdoret vetëm në zonën Dibër, Mat e Lumë. Në vise të tjera në gegëri përdoret fjala çikë. Gjithashtu, Homeri në Iliadë ka përdorur fjalën, voc, vikatën, vrik, briti… këto janë fjalë që përdoren vetëm në Iliridë (Dibër). Pra, si përfundim, jo vetëm Homeri por edhe vetë Troja ka folur shqip. Duke lexuar librin “Troja fliste shqip” jo që bindemi katërcipërisht se vërtet Troja ishte në Lezhë (Iliosi), por edhe vetë Homeri ishte pjesëmarrës në këtë luftë të përgjakëshme dhe kishte origjinën nga këto vise, se ndryshe nuk kishte mundësi të mbledh kaq pasuri gjuhësore nga dialektet e veriut.
Me burimet e mëdha që ka sjellë autori, i ka dhënë fund enigmës mbi të ashtuquajturën Lufta e Trojës. Ajo ka ekzistuar, është zhvilluar në Lezhë dhe se Homeri ka qenë vetë prezent në atë luftë të përgjakëshme.
Vitet e fundit, duke jetuar mes kontinentit të largët Amerikës dhe Shqipërisë, Halil Teodorit i janë krijuar mundësitë që të punojë në arkiva dhe biblioteka më të njohura të Amerikës, ku të gjitha burimet janë të pa njohura për ne, pasi janë në gjuhën angleze dhe ende të pa përkthyer nga ne.
Pra, edhe ata studiues të huaj që ka lexuar dhe merren gjërësisht me luftën e Trojës, me dardanët, me ilirët dhe gjuhën shqipe, burim kryesor kanë patur Homerin, por ato janë ndalur me detaj dhe nuk i kanë kaluar tangent si mjaft studiues shqiptar. Autori sikur të jetë një topograf i talentuar na jep koordinata të sakta distanca në Troja (Lezha) në port, porti i Shëngjinit. Nga Troja në bregdet. Nga Troja në Spartë. Na jep fare qartë lumin Drin, që ende nuk e ka lokalizuar askush lumin e Trojës Skamander.
Autori na jep kordinatat e qytetit, kështjellën sipër, fushën e Zadrimës, aty ku besohet se është bërë beteja me gjithë atë ushtri të madhe, malin Ida apo Jezercën, si Olimpi i perëndive, pasi që aty Zeusi shikonte qartë Trojën.Edhe një fakt mjaft domethënës që Troja është në Lezhë.
Duke u bazuar tek Iliada, sëmundja e malarjes bënte kërdinë në popullsinë e pa mbrojtur. Sipas bestnytnive thuhej se këtë sëmundje e hedh Zeusi. Tokat e Lezhës edhe në lashtësi, por deri vonë kanë qenë moçalore, këneta, ku jo vetëm malarja ,por shumë sëmundje shfaqeshin nga lagështira që mbante toka dhe pickimi i mushkonjave. Rreth lagështirës së tokës, thotë edhe Homeri në Iliadë.
Tashmë që libri “Troja fliste shqip”, ka parë dritën e botimit, autori është i hapur për të gjithë, të debatojnë e të shprehin sejcili mendimet e tyre. Mirë është që studiuesit tanë që merren me antikitetin, ta thonë mendimin e tyre, ashtu siç mendojnë, nuk është e thënë se do të jenë të gjithë me autorin e librit. Kryesore është se ky libër do të ngjallë debat. Kuptohet për mirë se puna disa vjeçare e Halil Teodorit, është një punë me bereqet, është një punë që na zgjidh enigmën kryesore, se lufta e Trojës ka ndodhur, Troja është në lezhë, Homeri ka ekzistuar, ka qenë prezent në këtë luftë.
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular