BallinaKryesoreNga mungesa e Silvinjos në nxehmje, te ngjyrat e kuqe në stadium,...

Nga mungesa e Silvinjos në nxehmje, te ngjyrat e kuqe në stadium, ja disa nga pikantet e Çeki-Shqipëri

Ka qenë një ndeshje shumë e tensionuar ajo për stafin e Kombëtares dhe ai që ra më shumë në sy ishte Silvinjo, që nga njëra anë përqafohej me lojtarët e tij dhe nga ana tjetër u bërtiste arbitrave për bërrylat që u jepnin çekët kuqezinjve tanë. “Panorama Sport” ju sjell të gjitha pikantet e ndeshje së djeshme në stadiumin “Fortuna Arena”, ku dominonte ngjyra kuqezi e Kombëtares.

* Silvinjo nuk del gjatë nxehjes, por me lojtarët merret stafi ndihmës, Zabaleta, Doriva. Nga ana tjetër, trajneri i çekëve, i veshur me xhinse dhe këmishë të bardhë e ndjek ekipin e tij nga rrethi i mesfushës.

* Mirlind Daku dhe Arbnor Muja, për herë të parë me fanellën kuqezi. Daku do të mbajë numrin 19 në fanellë, ndërsa Muja numrin 22.

* E gjithë trupa e gjykimit është angleze, me emrin e njohur Entoni Tejlor kryesor. Ndërkohë, delegati i UEFAs është David Moran nga Irlanda.

* Ngjyra e kuqe mbizotëron në shkallët e “Fortuna Arenës”, pasi stolat ishin me ngjyrë të kuqe njësoj si në “Air Albania”. Po ashtu edhe tifozët çekë mbajnë të veshur ngjyrën e kuqe.

* I tejmbushur sektori i tifozëve kuqezi, ku rreth një mijë tifozë janë në një sektor të vetëm. Por, jo vetëm aty pasi flamuj shqiptarë dhe tifozë gjen edhe në çdo cep të stadiumit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular