Një 41-vjeçar është dhunuar nga disa persona ende të paidentifikuar. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në zonën e Babrrusë në Kamëz, ndërsa policia thotë se i plagosuri është transportuar në spital.
Ndërkohë grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e personave të përfshirë në ngjarje.
“Më datë 15.09.2023, rreth orës 06:50, në Babrru, shtetas ende të pa identifikuar, dyshohet se kanë goditur me grushte, shtetasin Sh. H., 41 vjeç, dhe më pas janë larguar.
Si pasojë 41-vjeçari është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”, sqaron policia.