Shtyhet deri më 30 shtator regjistrimi i nxënëseve në e-Albania për arsimin parauniversitar, ministria sqaron arsyet

0
222

Ministria e Arsimit dhe Sportit ka njoftuar sërish shtyrjen për regjistrimin e nxënësve në arsimin parauniversitar.

Në një njoftim, ministria sqaron se u jepet mundësia të gjithë nxënësve në arsimin parauniversitar, të cilët ende nuk janë regjistruar nëpërmjet portalit e- Albania, por vijojnë mësimin fizikisht, të regjistrohen online brenda datës 30 shtator.

“Kjo, nisur nga fakti se, viti 2023-2024 është viti i parë shkollor, ku, i gjithë dokumentacioni shkollor (regjistra, fletë informuese për prindërit, dëftesa, etj.) do të realizohet vetëm nëpërmjet sistemit SMIP.

Ministria e Arsimit dhe Sportit i’u kërkon të gjithë strukturave të saj të varësisë si, DPAP, DRAP, ZVAP dhe drejtorive e institucioneve arsimore, të mbështesin dhe asistojnë personat që ushtrojnë përgjegjësi prindërore, që asnjë nxënës të mos mbetet i paregjistruar brenda afatit të përcaktuar”, thuhet ne njoftim.