Tre efektivë të policisë janë arrestuar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, si të dyshuar për korrupsion dhe shpërdorim detyre.
Mësohet se AMP e Rajoni Vlorë-Gjirokastër, ka arrestuar Oficerët e policisë Inspektor E. SH. dhe Inspektor G. N., me detyrë Trup Shërbimi në Forcën e Posaçme Shqiponja në DVP Vlorë, pasi dyshohen për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.
Sipas policisë, dy inspektorët “duke shpërdoruar detyrën, si dhe duke falsifikuar dy procesverbale të shkeljes administrative, dyshohet se kanë përfituar një shumë prej 30.000 lekësh me qëllim moskryerjen e detyrës funksionale, me preteksin se do të kryenin pagesën e gjobës dhe se kanë favorizuar dy shtetas hollandezë, duke mos u pezulluar Lejen e Drejtimit”.
Njoftimi i policisë
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Vlorë-Gjirokastër) ka kryer arrestimin në flagrancë të Oficerëve të policisë Inspektor E. SH. dhe Inspektor G. N., me detyrë Trup Shërbimi në Forcën e Posaçme Shqiponja në DVP Vlorë.
Arrestimi i tyre u krye pas kallëzimit të marrë nga dy shtetas hollandezë, të cilët në datën 15.09.2023, rreth orës 18:30, janë ndaluar në qytetin e Vlorës për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. Oficerët e policisë, duke shpërdoruar detyrën, si dhe duke falsifikuar dy procesverbale të shkeljes administrative, dyshohet se kanë përfituar një shumë prej 30.000 lekësh me qëllim moskryerjen e detyrës funksionale, me preteksin se do të kryenin pagesën e gjobës dhe se i kanë favorizuar duke mos u pezulluar Lejen e Drejtimit.
Materialet në ngarkim të dy punonjësve do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë sit ë dyshuar për kryerjen e veprave penale “Shpërdorim i detyrës” i kryer në bashkëpunim, “Falsifikim i dokumenteve” dhe “Korrupsioni pasiv kryer në bashkëpunim”.
***
Gjithashtu, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Fier-Berat) në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka bërë ndalimin e Oficerit të policisë K.Ç., me detyrë Trup Shërbimi i Trafikut Interurban në DVP Fier, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Korrupsion pasiv” dhe “Shperdorim detyre”.
Ndalimi u krye pasi ai ka kryer veprime korruptive me drejtues automjetesh duke mos i ndëshkuar ata me masë administrative.
Materialet proceduriale u dërguan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier.
AMP mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës apo Shërbimit Zjarrfikës, duke telefonuar falas në numrin 08009090.