BallinaAktualitetArrestimi i Belerit, kryeministri Mitsotakis: Çështja përmbys progresin e arritur mes Greqisë...

Arrestimi i Belerit, kryeministri Mitsotakis: Çështja përmbys progresin e arritur mes Greqisë dhe Shqipërisë, do të ketë implikime në përpjekjet e vendit fqinj për anëtarësim në BE

spot_img
spot_img

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotak, është shprehur se çështja e arrestimit të kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Belerit dhe mbajtja e tij në qeli, ka lënë në hije marrëdhëniet dypalëshe mes Greqisë dhe Shqipërisë.

Sipas mediave të huaja, komentet Mitsotakis i bëri gjatë një deklarate për mediat, ku tha se kjo çështje ka përmbysur progresin e bërë në marrëdhëniet mes dy vendeve dhe do t’i krijojë vështirësi Shqipërisë në procesin e anëtarësimit në BE.

Ai shtoi gjithashtu se është i shqetësuar nga fakti që Belerit nuk po i hepet mundësia për t’u betuar dhe shtoi se shpreson se do të gjendet një zgjidhje për këtë çështje.

“Çështja i lë në hije marrëdhëniet dypalëshe me Shqipërinë dhe përmbys progresin që kishim arritur. Më shqetëson veçanërisht fakti që edhe sot Shqipëria refuzon t’i japë atij mundësinë për t’u betuar si kryetar bashkie. Është një shkelje e qartë e së drejtës ndërkombëtare dhe do të ketë implikime më të gjera për përpjekjen e Shqipërisë për t’iu afruar familjes evropiane”, tha Mitsotakis.

“Uroj dhe shpresoj që së shpejti të gjendet një zgjidhje, nuk do të ndalem së ngrituri çështjen e Belerit në BE dhe te zoti Rama”, shtoi ai.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular