BallinaKronikeShqiptari futet në listën e më të kërkuarve në Evropë, kush është...

Shqiptari futet në listën e më të kërkuarve në Evropë, kush është 58-vjeçari që fitoi miliona euro nga trafiku i drogës në Belgjikë

Një shqiptar i akuzuar për trafik drogë është futur në listën e personave më të kërkuar në Evropë. Bëhet fjalë për Haredin Fejzulla 58 vjeç, për të cilin janë vënë në kërkim të gjitha polictë e vendeve të BE

Prej kësaj fundjave, përshkrimi i tij është në listën e Europol-it, dhe është ndër emrat më të kërkuar në Europë.

Haredin Fejzulla, i cili ka fituar miliona euro nga trafiku i drogës në Belgjikë tërhoqi vëmendjen e hetuesve në verën e vitit 2013.

Haredin Fejzulla u dënua me 9 dhe 4 vjet burgim nga Gjykata e Shkallës së Parë të Brukselit, si dhe 5 vjet nga Gjykata e Apelit të Brukselit, për veprat penale të trafikut të lëndëve narkotike dhe përkatësisë në organizatë kriminale, pra 18 vjet në total.

Kush është Haredin Fejzulla

Një gjyq i vitit 2021 kundër Fejzullait zbuloi se 13 nga plantacionet gjeneruan rreth katër milionë euro, para të cilat besohet se u riinvestuan nga banda.

Haredin Fejzulla ka lidur në Shqipëri, por ka jetuar në Belgjikë për shumë kohë. E gjithë familja e tij ishte e përfshirë në organizim. Me 3 vite burg u dënua edhe djali i tij 31-vjeçar, si ndihmës logjistik dhe roje i plantacioneve.

Vetë Fejzulla ndodhet në arrati që prej 22 shtatorit 2014: që prej asaj kohe ai nuk është parë më në Belgjikë nga policia. Fejzulla shpesh prezantohej si grek dhe përdorte pseudonime greke si ‘Spiros’, ‘Robotis Postolis’ ose ‘Vasileios Samaras’.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular