Lëkundje të forta, Firence “shkundet” nga tërmeti me magnitudë 4.8! Mbyllen shkollat dhe reduktohet transporti publik

0
243

Rreth orës 5 të mëngjesit të të hënës së 18 Shtatorit, një tërmet me magnitudë 4.8 goditi Firencen dhe shumë zona të Toskanës.

Epiqendra, siç shkruan Corriere della Serra, ishte në Marradi, rreth 3 km në jug-perëndim, apo 42 km në Veri të Fierences. Deri më tani nuk raportohet të ketë shkaktuar dëme materiale apo në persona, por megjithatë shkollat janë mbyllur dhe transporti publik është reduktuar.

Kjo nuk ishte goditja e parë, pasi e njëjta zonë raportohet së është goditur rreth orës4.38 të mëngjesit. Rrjeti sizmik regjistroi një tërmet me magnitudë 3.3 ndërsa më pas u lokalizuan 25 goditje të tjera, raporton INGV, Instituti Italian i Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë.

Këto lëkundje sizmike janë ndjerë në gjithë zonën e Apenineve Toskano-Emiliane, në Romagna, në provincën e Firences dhe në të gjithë pjesën veriore të Toskanës. Gjithashtu është është ndjerë edhe në një zonë midis Perugia-s dhe Trentos.