BallinaKryesoreSpartak Ngjela: Greqia e Serbia po kalojnë në marrëzi me injorantët që...

Spartak Ngjela: Greqia e Serbia po kalojnë në marrëzi me injorantët që kanë këtu. Hidhërimi patologjik i të paguarve të Beogradit, Athinës dhe Moskës

Janë në hidhërim patologjik sot në Shqipëri të paguarit e Beogradit, të Athinës dhe të Moskës.

I.

E para që e denoncoi, para dy vjetësh, financimin nga Moska të shqiptarëve agjentë të Rusisë, ishte ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, zonja Yuri Kim.

Po sot çfarë kanë këta agjentë që mbetën nëpër ekranet televizive me inat antishqiptar?!

Por, bashkë me këta të shitur…

Sot është në ankth historik edhe Athina politike, dhe Beogradi politik.

Sepse shqiptarët po kërkojnë të ecin në rikthimin e historisë së tyre të grabitur nga Beogradi dhe Athina, që sigurisht se në historinë 200 vjeçare, Moska ka qenë autorja kryesore e antishqiptarizmit.

Por tani, gjithçka është vendosur në favor të Shqipërisë dhe Kosovës.

Po qeveria Rama a e njeh Kushtetutën e Shqipërisë, që i ka dhënë si detyrë thelbësore asaj mbrojtjen e interesit kombëtar? E di kryeministri Rama që, aty ku ai është si kryeministër i Shqipërisë, ka të drejtën kushtetuese që të mbrojë pacenueshmërinë e dinjitetit kombëtar dhe historik të Shqipërisë?

E pra, nëse i di këto, ai, me forcën e tij ligjore, duhet të mbyllë transmetimin e televizioneve që me mbeturina historike të Shqipërisë po bëjnë propagandë antishqiptare. Si mund të lejohen këta? Po Edi Rama, ka frikë të mbrojë dinjitetin dhe interesin kombëtar përpara armiqve shekullorë të Shqipërisë, apo vetë ai nuk e dëshiron këtë dinjitet?!

Kjo duhet të jetë goditja administrative ligjore në komptencë të Kryeministrit. E pra, pse heziton kryeministri i Shqipërisë të bllokojë me dekretin e tij transmetimin në stacionet që po fyejnë dinjitetin kombëtar të shqiptarëve me shpifje dhe trillime antihistorike?

Le t’i bien këmbës, se shqiptarizmi sot është në Apogje.

Kurse SPAK, në çështjen Beleri, ishte në lartësinë e duhur në funksion të drejtësisë.

Por, ndërkohë po kuptohet se injorantët e paguar janë në hall, sepse ata që i paguajnë u kërkojnë të shpifin kundër shqiptarëve, kurse, këtyre shqiptarëve të paguar kundër Shqipërisë, tani po u mblidhen dosjet e veprimtarisë antishqiptare.

Janë injorantë, sepse, pa ditur teorikisht dhe praktikisht se çfarë është një gjuhë kombëtare, pa njohur as greqishten e vjetër dhe as latinishten, i vërsulen gjuhës shqipe me një retorikë injorantësh, vetëm pse këtë ua kërkojnë ata qe i paguajnë dhe që tani i kanë të kapur dhe mendojnë se po i përdorin kundër shqiptarizmit, i cili tani është triumfues.

Eh, mor të mjerë! a e dini ju që ka shekuj e shekuj që qentë i lehin hënës, por ajo ecën e rrotullohet me shkëlqim rreth tokës, duke “u tallur” me ata lehës…

Njëlloj si Beleri, edhe këta lehës ekranesh drejt penalizimit janë.

SPAK duhet të veprojë energjikisht në mbrojtje të interesit dhe dinjitetit historik të Shqipërisë dhe shqiptarëve, se për këtë është krijuar ligjërisht.

II.

Shqiptarët ndërkohë e kanë fituar gjysmën e humbjeve territoriale të grabitura nga fqinjët grekë e sllavë dhe tani janë drejt forcimit të tyre kombëtar.

Prandaj Athina e Beogradi po kalojnë në marrëzi me injorantët që kanë në Shqipëri në shërbimin e tyre antishqiptar.

Kupa është mbushur, dhe Beleri ishte shtergu i parë.

Shpejt do të shihni edhe agjentët e tjerë të antishqiptarizmit në prangat e drejtësisë.

Po, ku pyet shqiptarizmi sot për ca vemje që nuk dinë të artikulojnë dot asnjë gjykim logjik!

E pra…

Shqiptarët do të kënaqen me grumbullimin e banditëve që mediatikisht shajnë shqiptarët dhe po mburin pushtuesit e tokave shqiptare.

Por, mos harroni:

Nëse pavarësia e Kosovës ishte faza e parë e ringritjes së shqiptarizmit në Gadishullin Ilirik, grumbullimi me forcë drejt dënimit të injorantëve të paguar nga antishqiptarizmi serb dhe grek, dhe nga Moska, do të ngrerë siparin e fazës së dytë të goditjes së antishqiptarizmit të paguar nga ekstremizmi antishqiptar në Athinë, në Beograd dhe në Moskë.

Koha është e shqiptarëve, prandaj dhe kjo histori i takon ripërtëritjes etnike të Arbërisë së Madhe në Gadishullin Ilirik.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular