Fatmirësisht pas sinjalizimit të zjarrfikëses dhe të policisë, dy të moshuarit u nxorën në kohë nga banesa, pa lëndime.
Nga zjarri janë shkaktuar vetëm dëme materiale, dhe pas ndërhyrjes së zjarrfikëses, u bë e mundur dhe shuarja e flakëve.
Po hetohet për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit. Kujtojmë se pak ditë më parë një pallat 10-katësh në Tiranë u përfshi nga flakët, ku disa apartamente u shkrumbuan, por nuk pati persona të lënduar.