“E ke parë si qurravitet, bëhet zvarranik dy javët e fundit”- Ish Presidenti Topi: Kjo është diktaturë! Opozita kërkon të kundërshtojë këtë model, por s’e bën dot, është në ditën më të zezë për vete

0
244

Ish-Presidenti Bamir Topi, ka komentuar aksionin opozitar dhe qëndrimin e mazhorancës përballë këtij aksioni.

Topi shprehet se çështjen e opozitës e ka parë gjithnjë në interes të vendit, pasi sipas tij, me këtë “lloj opozite kemi një mazhorancë arrogante”.

Ish-presidenti shkon më tej, ndërsa deklaron se “mënyra e sjelljes së saj është diktatoriale.”

“Kjo është diktaturë, sepse gjatë katër viteve, zotëria në fjalë vetëm rrit presionin dhe bëhet zvarranik dy javët e fundit. E ke parë si qurravitet, për të kërkuar votën bëhet shumë i mirë. Deklaron këtë, atë.. Kjo është shumë fyese… Ta bëjë me kë të dojë, me nivelin mjeran të atyre që shkojnë e votojnë, se bën dot me mua. Kjo është historia e Shqipërisë, Unë e kam parë opozitën të kundërshtojë pikërisht këtë model”, tha Topi për News 24

Bamir Topi: Dua të jem i drejtpërdrejtë, e ndjek Parlamentin për shkak të inercisë së profesionit tim por jo me ëndje për të parë një debat apo çështje të rëndësishme në vendin. Shikoj një parlament të zhytur në anomali të plotë. Ky është një Parlament që vetëm rrihen.

Pyetje: A ka të drejtë opozita për këtë?

Bamir Topi: Ka një pushtet absolut të Kryeministrit aktual, e cila bëhet emblematike në Parlamentin Shqiptar. Mjafton që ai nuk i nënshtrohet një rregulli Kushtetues ku Kryeministri është i detyruar të vijë në Parlament. Ky tregon se ka autoritet mbi parlamentin. Nuk them vetëm praninë fizike por dhe funksionin e tij. E dyta, seancat bëheni një herë në javë ose dy herë në javë.

Unë e kam vendosur diagnozën time. Është dhënë një parashikim shumë i fortë për opozitën, duke e parë më shumë prekupacion çështjen e opozitës, do thoni ju kaq shumë ju shqetëson opozita…

Unë se kam parë opozitën thjeshtë si një strukture në interes të dikujt, e kam parë në interes të vendit.

Përfytyroje, me këtë lloj opozite kemi një mazhorancë arrogante, që i ka mbyllur dyer kujtdo. Mënyra e sjelljes është diktatoriale. Ti jepi liri tjetrit të flasë si të dojë, problemi është se nuk është kjo demokracia.

Demokracia bëhet përmes ligjit, institucioneve. Kjo është diktaturë, sepse gjatë katër viteve, zotëria në fjalë vetëm rrit presionin dhe bëhet zvarranik dy javët e fundit. E ke parë si qurravitet, për të kërkuar votën bëhet shumë i mirë. Deklaron këtë, atë..

Kjo është shumë fyese… Ta bëjë me kë të dojë, me nivelin mjeran të atyre që shkojnë e votojnë, se bën dot me mua.

Kjo është historia e Shqipërisë, Unë e kam parë opozitën të kundërshtojë pikërisht këtë model.

S’e kundërshton dot, sepse është në ditën më të zezë për vete.

Cila është shpresa për atë që nuk është në politikë? Është pikërisht ajo që nuk e gjen tek qeveria, që shpreson ta gjejë tek opozita.