Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka vizituar një investim modern që është kryer në thertoren e Gramshit, duke mundësuar një shërbim të sigurt dhe cilësor për konsumatorët.
Kreu i PD është shprehur se situata ekonomike ka ndikuar në rënien e fuqisë blerëse, e në këtë mënyrë është dëmtuar edhe puna e tregtarëve të mishit
“Problem sot është situata ekonomikë që ka diktuar në rënien e fuqisë blerëse, duke dëmtuar kështu dhe punën e tregtarëve të mishit”, – theksoi kryetari i PD.
Më tej, zoti Basha vlerësoi se shqiptarët janë punëtorë dhe të zgjuar që ia kanë dalë të shkëlqejnë në çdo vend të botës, ata thjesht duan tu japësh mundësi dhe tu krijosh kushte për të zhvilluar aftësit e tyre