Policia e Krujës në bashkëpunim me grupet e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejt, kanë ngritur postblloqe në hyrje të qytetit dhe në akset kombëtare.
Ngritja e këtyre postblloqeve është bërë për kontrollimin e mjeteve të dyshimta, me qëllim parandalimin e ngjarjeve kriminale.
Gjithashtu synohet dhe arrestimi i personave që janë të shpallur në kërkim apo që lëvizin me armë.