FOTOT+VIDEO/Ahmet Prençi promovon në Berat romanet “Brengat e Prokurorit” dhe “Anja”. Promovimi i librave të tij u krye në ambientet e Bibliotekës “Vexhi Buharaja”

0
306

Në ambientet e Bibliotekës “Vexhi Buharaja” është bërë sot promovimi i librave “Brenga e Prokurorit” dhe “Anja”, të autorit Ahmet Prençi.
Gazetarja Eneida Petova raporton për Balkanweb se Prençi, i cili aktualisht ushtron detyrën e komisionerit të Avokatit të Popullit në Tiranë dhe në përgjithësi me profesion vjen nga sektori i policisë dhe gjykatave, viteve të fundit ka sfiduar veten edhe në fushën e letërsisë, ku duket se do të vazhdojë edhe më tutje.

Librat: “Brenga e Prokurorit” dhe “Anja” ishin librat që bënë bashkë sot lexuesit Beratas në një sërë diskutimesh në Biblotekën e qytetit “Vexhi Buharaja”,ku me dhjetëra lexues u mblodhën për të diskutuar rreth romanit “Brenga e prokurorit”, histori ku në qëndër të tregimit është personazhi i prokurorit Martin

Vetë autori i këtij libri Ahmet Prençi,me anë të këtij romani ka dashur të pasqyrojë një tablo të luftës kundër krimit dhe mafies,por dhe brengat e të shkuarës tek personazhi kryesor i prokurorit Martin Guri.Për Ahmet Prençin,“Brenga e prokurorit” është romani tij i dytë,ndërsa me librin e mëparshëm “Anja” Prençi fitoi  çmimin “At Gjergj Fishta”.

Për lexuesit beratas ka pasur mjaft interes ky diskutim me autorin rreth librit të tij,pasi çdo muaj të rinjtë diskutojnë libra të ndryshëm të autorëvë shqiptar ose të huaj.Vetë autori i librit, Ahmet Premçi ka deklaruar se,libri i tij është një roman komunikues, që mbizotërohet nga një narracion fluid,rrjedhës dhe i natyrshëm. Sipas tij,vetë romani është bashkëkohor,jo thjesht nga ngjarjet dhe karakteret,por edhe nga atmosfera emocionale që krijon dhe që na shoqëron gjatë gjithë leximit.

Autori Ahmet Prençi ka ditur të ruaj në librin e tij një raport të ndershëm më të vërtetën,duke krijuar një balancë të admirueshme mes së vërtetës dokumentare dhe asaj që quhet paradoksalisht  “e vërtetë trilluese”.

Matea Rexhepi,drejtuese e klubit të librit Berat,ka dekaruar se të rinjtë e këtij grupi takohen çdo muaj me autorë të shumtë (vendas dhe të huaj),për tu thelluar në lidhje me tematikat që trajtohen në botimet e tyre.