EMRI/Përndoqi kolegen dhe e përplasi me makinë, AMP arreston punonjësin e policisë Himarë! Publikohen pamjet kur vihet në pranga

0
116

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore Rajoni Vlorë-Gjirokastër, në bashkëpunim me Policinë Vlorë kanë ndaluar punonjësin e policisë të Komisariatit Himarë Festim Xhafaj.

Ai është i dyshuar për kryerjen veprave penale “Përndjekje”, “Dhuna në familje”, “Mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, si dhe “Prodhimit, mbajtjes, blerjes apo shitjes pa leje të armëve të ftohta”.

“Kapja e këtij shtetasi u bë e mundur pas informacioneve të siguruara në rrugë operative nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore mbi vendndodhjen e tij, pasi Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë kishte caktuar në mungesë masën e sigurisë personale “Arrest në burg””, thuhet në njoftimin e AMP.

Festim Xhafaj, u shpall në këkrim nga AMP që më 10 maj, pas dyshohet se ka kryer disa vepra penale, përndjekje, dhunë në familje dhe mosbindje të urdhrit të punonjësit të policisë. Ai dyshohet se ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme një punonjëse të policisë në Komisariatin e Vlorës.

Konkretisht, në datën 03.05.2024 ka përndjekur përgjatë segmentit rrugor Bulevardi kryesor dhe në “Transballkanike” me automjet punonjësen e policisë duke përplasur automjetin e saj dhe më pas është larguar me shpejtësi, ndërsa mjetin e ka braktisur në Vlorë. Nga këqyrja e automjetit u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 armë të ftohta (thikë e biçak).