Apeli i dha Berishës vulën dhe e njohu si kryetar të PD, reagon SHBA: Nuk bashkëpunojmë me nongratat, këshillojmë ata që bashkëpunojnë…!

0
211

Ambasada amerikane në Tiranë ka reaguar në lidhje me vendimin e Gjykatës së Apelit për t’i dhënë vulën e Partisë Demokratike zyrtare ish-kryeministrit Sali Berisha.

Në reagim theksohet se qëndrimi i SHBA-ve ndaj Berishës, i cili është shpallur non grata nga DASH, nuk ka ndryshuar. Ndër të tjera, ambasada kërkon që të gjithë duhet të shqyrtojnë me kujdes se si punojnë me individë të shpallur non grata nga SHBA.

Reagimi i Ambasadës:

Pozicioni ynë në lidhje me individët e shpallur non-grata mbetet i pandryshuar: Ne nuk angazhohemi me persona të shpallur sipas autoritetit të sanksioneve të SHBA dhe të gjithë duhet të shqyrtojnë me kujdes se si punojnë me individë të shpallur nga SHBA.

Angazhimet tona me aktorët politikë do të mbështeten fort tek përkushtimi që ndajmë ndaj së ardhmes euro-atlantike të Shqipërisë, përfshi sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit.

Siç ka vërejtur Presidenti Biden në mënyrë të përsëritur, lufta kundër korrupsionit është një çështje e sigurisë kombëtare për Shtetet e Bashkuara.