BallinaKronikeFOTO/Krim pasioni në Fier, ky është 23-vjeçari që u vra nga ish-bashkëshorti...

FOTO/Krim pasioni në Fier, ky është 23-vjeçari që u vra nga ish-bashkëshorti i bashkëjetueses

Personi që shikoni në foto është 23-vjeçari Xhimi Bakaj i cili mbeti i vdekur mbrëmjen e sotme në Fier pas sherrit me ish-bashkëshorin e bashkëjetueses së tij.

Sipas burimeve mediatike, dyshohet se shtetasi Xhuliano Miho ka goditur për vdekje 23-vjeçarin, bashkëjetuesin e ish-gruas së tij.

Autori dhe viktima, fillimisht kanë debatuar më njëri-tjetrin, duke u konfrontuar më pas edhe fizikisht, duke bërë që 39-vjeçari ta godasë me thikë. Policia njofton se i riu si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital, ndërsa autori është vënë në pranga.

Dyshohet se shkak për vrasjen e të riut sipas burimeve policore është bere divorci mes autorit dhe bashkëshortes më të cilën ka dy fëmijë. Kjo e fundit kishte disa muaj qe ishte larguar nga banesa dhe bashkëjetonte me 23-vjecarin. Autori (Xhuliano Miho) e ka takuar në rrugë viktimën (Xhimi Bakaj) dhe pas një debati të fortë ai e ka qëlluar tre herë me thikë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular