Vota e diasporës, Krrashi: Opozita që në fillim të dialogut s’kishte dakordësi, s’ka besim të vota me postë

0
82

Vota e diasporës është ende peng i palëve politike! Grupi i Dialogut përfundoi punën pa konsensus dhe Partia Socialiste depozitoi ndryshimet në Kuvend pa pritur opozitën.

I ftuar në emisionin ‘Përballje’ në Report Tv, deputeti socialist Lavdrim Krashi tha se nga pala e opozitës nuk kishte dakordësi qysh në nisje të bisedimeve. Sipas Krashit, PD nuk ka besim tek posta, pasi sipas tyre është e korruptuar.

”Për fat të keq nga kampi opozitar u vu re një qasje padakordësisë qysh në fillim të bisedës sa i takon mundësisë së votës në diasporës. Duhet e drejta e votës që është mohuar nga klasa politike. Fakti është që edhe në mars PS e paraqiti planin e vet.

Ne do të paraqesim një plan. Ai është një plan që kërkon diskutim që për fat të keq nuk ndodhi. Opozita nuk ka asnjëlloj dakordësie. Opozita ka argumente sa i takon postës, nuk i besojnë postës sepse posta sipas tyre është e korruptuar dhe ja jep votën PS këta janë akuza të pabazuara.

Duhet të ketë besueshmëri. Sot jemi para një situate ku PS ka paraqitur një projekt dhe nuk është ndonjë shpikje rakete, është shumë e ngjashme. Të gjitha vendet anëtare të BE-së dhe rajonit e aplikojnë.

Çdo gjë është lënë për në minutën e fundit. Nëse ka vullnet politik ashtu sikurse PS e ka shprehur, ky është një prej atyre ligjeve që do të ketë mbështetjen e gjithë parlamentit të Shqipërisë”,- tha Krashi.