Kërkuan përjashtimin e trupës gjykuese, Gjykata e Lartë rrëzon Sali Berishën dhe Jamarbër Malltezi

0
106

Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e paraqitur nga avokatët e Sali Berishës dhe dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezit për përjashtimin e trupës së gjykimit të përbërë nga Sandër Simoni, Ilir Panda dhe Sokol Binaj.

Vendimi u mor nga gjyqtari Artur Kalaja, në seancën që nisi në orën 15.00.

Trupa do shqyrtonte kërkesën për heqje të masës shtrënguese të sigurisë arrest në shtëpi vendosur si ndaj Berishës ashtu edhe Malltezit. Mbrojtja e të dy palëve kërkoi përjashtimin e tre gjyqtarëve me argumentin se ata kanë shqyrtuar një kërkesë të tillë më parë.