Një orë në SPAK, Pjerin Ndreu: Jam thirrur si person në hetim për “shpërdorim detyre”. Ja për çfarë më ka kallëzuar PD-ja

0
38

Kryetari i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme, pasi u mor në pyetje për rreth një orë.

Në një komunikim për mediat, Ndreu u shpreh se është thirrur si një person në hetim për veprën penale “Shpërdorim detyre”, pasi një denoncimi të bërë nga PD-ja e Lezhës.

Ai shton se në këtë cështje ka 0 shkelje procedurash, 0 korrupsion dhe 0 dëm ekonomik, por PD-ja e Lezhës sipas tij nuk është dakord për një trotuar.

Ndreu: Arsyeja është thirrje për një cështje që është denoncuar nga PD. Ajo që duhet thënë është 0 shkelje procedurash, 0 korrupsion dhe 0 dëm ekonomik.

Ka një problem procedure, ku PD në Lezhë  nuk është dakord që t’i bëjmë trotuarin njerëzve.

Jemi në proces, dhash shpjegimit, do jap prap. Isha në cilësinë e personit në hetim për veprën penale shpërdorim të detyrës.

Është kallëzim politik, por nuk ka të bëjë me asnjë shkelje.

Si duket shërbimi në komunitet që kemi bërë ne, nuk i ka shkuar për shtat PD-së të Lezhës, ndaj janë aty ku janë.