VIDEO/ Vrasja e gruas dhe dy vajzave të komentatorit sportiv të BBC, autori dyshohet se… Ja lëvizjet e 26-vjeçarit pas kryerjes së krimit të rëndë

0
133

Britania mbetet në shoku pas vrasjes së tre grave nga 26-vjeçari Kyle Clifford, i cili u arrestua pak orë pas krimit të rëndë.

Tre viktimat, janë gruaja dhe dy vajzat e komentatorit sportiv të BBC-së, John Hunt.

Sipas Daily Mail, viktima kishin thirrur për ndihmë para se të ekzekutoheshin nga 26-vjeçari me hark

Viktimat janë, 61-vjeçarja Carol, 28-vjeçarja Hannah dhe 25-vjeçarja Louise, me të cilën dyshohet se kishte lidhje Cliford.

Fqinjët e familjes së komentatorit sportiv të BBC-së, John Hunt, përshkruan se kishin dëgjuar britma nga shtëpia ku ndodhi vrasja, të cilat gabimisht i ngatërruan me zërat e një fëmije.

Pak më vonë ulërimat u ndalën dhe ra heshtja, thanë fqinjët në polici, me 26-vjeçarin duke u larguar nga shtëpia me harkun në dorë.

61-vjeçarja Carol është gjetur e pajetë në korridorin e shtëpisë, me një shigjetë të ngulur në gjoks, ndërsa të treja femrat janë gjetur të lidhura nga autori 26-vjeçar.

Vetëm pak ditë më parë, Louise, e cila dyshohet se kishte pasur një ndarje të vështirë nga 26-vjeçari, kishte bërë një status në “X”, duke lavdëruar femrat që largohen nga një lidhje për veten e tyre.

Daily Mail ka publikuar një video të sulmuesit. Në video shihet Clifford duke dalë nga shtëpia e viktimave pasi i ka lidhur dhe vrarë, duke mbajtur një objekt të madh, harkun, siç theksojnë mediat britanike, të mbështjellë me një çarçaf të bardhë.