BallinaAktualitetM*sakra me tre viktima, Shyqyri Kalemi u kthye në Memaliaj se ndihej...

M*sakra me tre viktima, Shyqyri Kalemi u kthye në Memaliaj se ndihej më i sigurt! Kamerat e sigurisë filmuan mjetin e autorëve para se të qëllonin me breshëri! Ende asnjë gjurmë nga ekzekutorët

spot_img
spot_img

Masakra me tre të vrarë e një të plagosur në Memaliaj ende nuk ka as autor e as motive. Policia ka mbetur ende vetëm me provën e mjetit të djegur dhe armëve kallashnikov të gjendura brenda makinës me të cilën u krye atentati mafioz

Grupi hetimor ka dhënë pak detaje gjatë ditës së djeshme, duke treguar vetëm numrin e personave të shoqëruar dhe numrin e banesave të kontrolluara në disa fshatra të Mallakastrës dhe të Memaliajt, por pa mundur ende të hedhin dritë mbi asnjë fakt që mund të çojë drejt zbardhjes së masakrës së trefishtë. Po dje policia nxori foton e mjetit me targa gjermane me të cilën lëvizën autorët, por kjo makinë nuk ka rezultuar e parë nga askush prej personave që janë marrë në pyetje. Po ashtu bëhet me dije se autori i sulmit, një djalë, në moshë relativisht të re, i veshur me të zeza, ka komunikuar diçka me personat që kanë qenë në tavolinën që më pas u la me gjakun e katër personave.

Ende nuk dihet asnjë e dhënë tjetër, nëse në lokal ka pasur dëshmitar, por ajo që dihet është fakti se të dy personat që janë vrarë dhe konsiderohen pa lidhje me atë hakmarrje brutale mes grupeve të Tepelenës kanë qenë në tavolinë me Shyqyr Kalemin dhe vëllanë e tij. Policia ende nuk ka mundur të marrë dëshmi nga pjesa e familjarëve të Shyqyri Kalemit, ndërkohë mësohet se ky i fundit para pak kohësh ka shkuar në Memaliaj, pasi ai ka qëndruar në Tiranë. Referuar të dhënave që shoqërojnë krimin e rëndë saktësohet se Kalemi është kthyer në vendlindjen e tij pasi atje ka qenë më i sigurt duke qëndruar edhe në zona të sigurta, ku një prej zonave të sigurta pretendohej edhe lokali në të cilin po pinin edhe kafenë e fundit të tij dhe të të njohurve të tij.

DETAJET

Të tjera detaje janë zbardhur nga ngjarja e ndodhur në Memaliaj mesnatën e së shtunës, ku 3 persona mbetën të vrarë dhe një i katërt është plagosur rëndë, pas një atentati të mirorganizuar ndaj dy vëllezërve Kalemi. Viktima në këtë atentat mbetën Shyqyri Kalemi, 74 vjeç, ndërsa është plagosur vëllai i tij, Artur Kalemi 57 vjeç. Si pasojë e breshërive kanë humbur jetën edhe Gledjon Muka, i cili punonte si kamerier në lokalin ku u qëllua dhe Marsel Çela, i cili ishte klient, në momentin kur kanë ndodhur të shtënat.

Po ashtu nga pamjet e kamerave të sigurisë rezulton se autorët e krimit kanë lëvizur me një automjet tip BMW, me targa gjermane, ngjyrë e zezë, i cili u gjet i djegur në zonën e Mallakastrës, disa orë pas ngjarjes së rëndë. Policia ka arritur që përmes kamerave të sigurisë të zbardhë të paktën itinerarin e lëvizjes së automjetit që kanë përdorur autorët. Gjithashtu në makinën e djegur janë gjetur armë zjarri që dyshohet se janë përdorur prej tyre.

Foto e mëposhtme tregon automjetin rreth 100 metra larg vendit të ngjarjes, pak sekonda para se autorët të qëllonin me breshëri.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular