BallinaKronikeSPAK zbardh 6 ngjarje kriminale, mbi 30 urdhërarreste, kush ra në pranga!...

SPAK zbardh 6 ngjarje kriminale, mbi 30 urdhërarreste, kush ra në pranga! Dosja e belgëve hedh dritë mbi përplasjet gjakësore të Elbasanit, rolet e zyrtarëve

spot_img
spot_img

Aktet kriminale të ndodhura në Elbasan duket se nuk janë rrëfyer të gjitha nga Nuredin Dumani, bashkëpunëtori i drejtësisë, një nga vrasësit më famëkeq të vendit tonë

Materiali voluminoz i mbërritur nga autoritetet belge drejt SPAK kanë bërë të mundur të gjurmohen një sërë personazhesh jo vetëm të botës së krimit, por edhe të sistemit të drejtësisë. Një ishgjyqtare, e kallëzuar dhe e kontestuar jo pak nga sistemi i drejtësisë me indicie të qytetarëve, një ish-nëndrejtor burgu dhe shefi i Policisë Kriminale të Durrësit janë disa nga emrat e listuar në listën prej të paktën 33 urdhërarrestesh të lëshuara nga Prokuroria. Operacioni ka nisur të martën mbrëma, ndërkohë që përgjatë së djeshmes ka qenë në vijim.

Prokuroria deri orëve të vona të së djeshmes nuk ka dhënë ndonjë njoftim zyrtar në lidhje me operacionin, por burime jo zyrtare kanë bërë me dije se është hedhur dritë mbi 4 vrasje ku kanë humbur jetën 6 persona. Njëra prej ngjarjeve, që konsiderohet edhe një prej më të rëndave të ndodhura në Elbasan, është masakra e Bradasheshit me 3 të vrarë, ku në një pritë humbën jetën vëllai dhe xhaxhai i Erjon Alibejt, një të riu që ka porositur një mori vrasjesh për hakmarrjen e vrasjes së vëllait dhe të xhaxhait. Po ashtu bisedat në Sky Ecc që po orientojnë hetuesit e SPAK drejt emrave të përveçëm të botës së krimit mësohet se kanë çuar në zbardhjen e vrasjes së Andi Zylyfit, Klevi Brahos dhe Klevis Kapllanit.

Një mori personash që mësohet se janë në listën e urdhërarresteve janë në qeli, por ka emra të tjerë që, në fakt, kanë disa urdhërarreste për një mori veprash të rënda. Në listën që pretendohet të publikohet në orët në vijim, interesant është emri i të dyshuarit si porositës për ekzekutimin e njerëzve të Erion Alibejt, po ashtu edhe emri i Dorian Dulit, një emri që bëri jo pak bujë teksa ndiqej nga policia dhe vrasësit e paguar nga Behar Bajri kudo nëpër Shqipëri. Shumë prej emrave ende nuk dihet se çfarë i lidh me këto krime, por SPAK ka zbardhur disa prej ngjarjeve më tronditëse në Elbasan në dekadën e fundit.

OPERACIONI

Referuar të dhënave jo zyrtare bëhet me dije se përgjimet dhe komunikimet që i përkasin kryesisht vitit 2020 në Sky ECC, që kanë ardhur nga partnerët e hetimit ndërkombëtarë, kanë bindur prokurorët e posaçëm se duhet të kërkojnë të paktën 33 masa sigurimi personal.

Midis tyre gjenden emra proverbialë të botës së krimit që vazhdojnë të jenë në kërkim si edhe zyrtarë aktualë apo ish-zyrtarë policie e drejtësie. Aksioni ku mësohet se janë përfshinë dhjetëra forca policie është akti i dytë i “Plumbit të artë”, nisur dy vjet më parë dhe që me dëshminë e killerit, Nuredin Dumani, u kthye në një nga çelësat për të hapur çështjet për një mori vrasjesh e masakrash që kishin mbetur pa autor. Por rrëfimet e të penduarve sot për sot po konkurrohen nga mijëra biseda në aplikacione si edhe ky i “Plumbit të artë 2”, duke zbuluar emra bashkëpunëtorësh të tjerë për të paktën 4 vrasje. Si të zbardhura deklarohen krimi i trefishtë në Bradashesh, vrasja e Andi Zylyfit, e Klevi Brahos dhe vrasja e Klevis Kapllanit, akte këto që kishin mbetur pa autorë të dokumentuar.

Në listën e gjatë të të kërkuarve rikthehen emra si Talo Çela, Hajdar Çopja dhe vëllezërit e tij, ndërsa ka masa edhe për Elio Bitrin, si dhe dy oficerë policie, Martin Musaj, ish-zyrtar i Burgjeve, që dyshohet se u implikua edhe në sigurimin e mjeteve për të vrarë. Edhe shefi i Krimeve të Durrësit, Agustin Cinari, dyshohet se shpërdoroi detyrën duke u bërë palë me anëtarët e organizatës kriminale që lanë me gjak Elbasanin, ku nga përgjimet dyshohet se dha informacion.

Një tjetër emër në listë është ish-gjyqtarja e Elbasanit, Pajtime Fetahu, ndaj të cilës është lëshuar masa e arrestit shtëpiak për dy vepra penale. Në komunikimet mes të dyshuarve tregohet roli i secilit, ndërsa më herët janë prerë 18 masa sigurimi për “Plumbin e artë 1”, midis tyre edhe për shtetas që aktualisht jetojnë në Dubai dhe që shteti jonë e ka të vështirë ekstradimin e tyre.

SPIUNI NË VRASJEN E ZYLYFIT

SPAK ka zbardhur vrasësit e Andi Zylyfit, 23- vjeçarit që u ekzekutua me plumb në kokë nga një automjet në ecje në Peqin. Vrasësit e tij janë zbuluar pas zbërthimit të bisedave në SkyECC dhe dëshmisë së Nuredin Dumanit, ndërsa nga Prokuroria e Posaçme janë lëshuar 25 urdhërarreste. Andi Zylyfi u ekzekutua mbrëmjen e 13 dhjetorit 2019 në Peqin, ndërsa i plagosur mbeti miku i tij Ardit Uruçi. Nga dëshmia e të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumani, ai ka pranuar se është autor i krimit të rëndë ndaj Andi Zylyfit. Kurse Fatos Gosa (Tos Gosa), i arrestuar në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë”, dyshohet se ka qenë informatori i vrasësve me pagesë. “Andi Zylyfi ishte i riu, i cili u vra sapo Nuredin Dumani kishte dalë nga burgu. Ai kishte qenë bashkë me një shokun e tij kur ishte ekzekutuar, ndërkohë që Talo Çela e kishte përdorur për atë ekzekutim makinën e Dumanit”,-thuhet ne dosjen e prokurorisë.

Fatos Gosa ka qenë duke luajtur domino me babanë e Andi Zylyfit, kur e ka parë këtë të fundit teksa lëvizte dhe u ka treguar autorëve vendndodhjen e saktë të tij, ku më pas edhe u ekzekutua. Në dëshminë e Nuredin Dumanit është zbuluar se paratë për këtë vrasje janë paguar nga Dine Çami, ndërkohë që porositësi ishte Kel Kamami. Porosia për të kryer këtë ekzekutim ishte marrë nga banda e Talo Çelës.

VRASJA E ZYLYFIT

Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Përparim në rrugën nacionale Elbasan-Peqin. Edhe pse 26-vjeçarit u tentua t’i jepej ndihma e shpejtë, ai mbërriti pa shenja jete në spital. Ndërkohë, nga të shtënat me breshëri, mbeti i plagosur rëndë edhe Ardit Uruçi, 23- vjeç, banues në fshatin Përparim.

Atentati ndaj dy të rinjve u bë teksa ishin së bashku në një makinë tip “Golf”, ndërsa dyshohet për larje hesapesh mes bandash. Pas atentatit, autorët u larguan në drejtim të pa ditur. 26-vjeçari Andi Zylyfi, i cili humbi jetën nga plagët e marra, ka lidhje familjare me dy personat që kanë mbetur të vrarë në një atentat në Bradashesh të Elbasanit. Më 29 dhjetor të 2018, në atentat humbën jetën Endrit Alibej, 34 vjeç, Arben Dylgjeri 56 vjeç, si dhe shtetasi turk Erdal Duranay. Konkretisht, Andi Zylyfi ishte djali i hallës së Endrit Alibejt, ku ky i fundit u ekzekutua për pazare droge. Vetë Andi Zylyfi kishte vetëm pak kohë që ishte kthyer nga emigrimi kur u vra

FATOS GOSA DHE NUREDIN DUMANI

Sipas Prokurorisë u tha se Andi Zylyfi ishte i riu, i cili u vra sapo Nuredin Dumani kishte dalë nga burgu. Ai kishte qenë bashkë me një shokun e tij kur ishte ekzekutuar, ndërkohë që Talo Çela e kishte përdorur për atë ekzekutim makinën e Dumanit. Ky i fundit mësohet se ishte zemëruar me Talon se nuk e pagoi dhe se në atë kohë ishte keq për lekë, meqë sapo kishte dalë nga burgu dhe nuk kishte mundur ende të bënte ndonjë “punë”.

Dëshmia e tij, lënë për prokurorët e dosjes që lidhet me momentin e zemërimit me Talo Çelën dhe deri në momentin e fundit që daton 29 marsin e këtij viti, dëshmon se hasmëria mes tyre shkoi në ekstrem, kur Dumani vendosi t’i vriste vëllanë për shkak se i ishte vrarë shoku i tij, Klevis Kapllani. Ai ka treguar se i ka kërkuar Talo Çelës që ta përfshinte në vrasjen e Andi Zylyfit pasi kishte mbetur pa para, ndërkohë që kreu i bandës kishte përdorur makinën e tij, ç’ka kishte çuar policinë në gjurmët e tij në Durrës.

Killeri Nuredin Dumani tregon se kush ishin porositësit e vrasjes së Andi Zylyfit, ndërkohë që tregon se si u përkeqësuan marrëdhëniet me Talo Çelën dhe provokimet që sipas tij iu bëheshin njerëzve të tij, ç’ka çuan dhe në prishjen përfundimtare të miqësisë. “Mbasi i është bërë atentati Andi Zylyfit kam shkuar me urdhër të Talos tek Dine Çami, i cili ka një lokal diku në qendër të Elbasanit, ka fast food. Kam shkuar tek Dine Çami kam marr një qese të zezë me lekë të ndara në 2 pjesë. Unë Dine Çamin nuk e kisha parë më parë, por kisha dëgjuar për të. Në dijeninë time, Dine Çamit lekët për vrasjen e Andi Zylyfit ia ka dhënë Kel Kamami. Dine Çami është burri i tezes së Kel Kamamit. Dine ka pasur lidhje familjare me Kelin nëpërmjet tij ka krijuar kontakt dhe me grupin e Çopajve (vëllezërit Çopja) dhe kjo i ka mundësuar Dines të investojë shuma parash të marra prej tyre në biznese të ndryshme. Dine ka një lokal, fast food dhe një servis. Ka shumë prona që janë investime të Çopajve. Dine Çami është trup i shkurtër, i shëndoshë dhe qeros.

Talo më tha do të marrësh disa lekë, ato të voglat ndarjen me të vogël do ia japësh Tos Gosës. Tos Gosën e kam takuar tek pishat në Peqin, mesa mbaj mend, ka pasur një makinë të vogël, por s’e mbaj mend, ndërsa Tosi ka ardhur me një “Golf 5” i zi. Kemi biseduar pak dhe i kam thënë ja ku e ke porosinë tënde. Pjesën tjetër ia kam dhënë Altin Ndocit, i cili ka ardhur tek rrugica e lagjes time. Altini ka ardhur më një “C Class 2008/ 2009”. Mbaj mend që ka qenë aksham kur i kam dhënë lekët. Altinin e pyeta për pjesën time, ai më tha për këtë punë merret Lala (Talo Çela)”- ka thënë Dumani.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular