BallinaAktualitetEMRI+FOTO/ Trafikonte të mitur dhe i detyronte të lypnin, ekstradohet nga Greqia...

EMRI+FOTO/ Trafikonte të mitur dhe i detyronte të lypnin, ekstradohet nga Greqia në Shqipëri i dënuari me 15 vite burg

spot_img
spot_img

Një person është arrestuar në Greqi dhe është ekstraduar në vendin tonë. Policia thotë se bëhet fjalë për shtetasin Kujtim Demiri, i cili është dënuar me 15 vite burg pasi akuzohet se trafikonte të mitur dhe i detyronte që të lypnin.

Policia thotë se Demiri ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana që më 6 janar 2018, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, e ka dënuar me 15 vjet burg.

Kujtim Demiri ka marrë nga Shqipëria në Greqi fëmijën e mitur H.S dhe e ka shfrytëzuar për të lypur në Greqi nën ushtrimin e dhunës.

Njoftimi i Policise

Bashkëpunimi midis Interpol Tirana dhe Interpol Athina mundëson arrestimin dhe ekstradimin e një të kërkuari nga Greqia në Shqipëri

Më datë 20.08.2024, pas një bashkëpunimi intensiv dhe shkëmbimi informacioni mes Interpol Tirana dhe Interpol Athina u realizua arrestimi dhe ekstradimi nga Greqia i shtetasit Kujtim Demiri.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana më datë 06.01.2018, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, me vendimin e datës 01.02.2010, e ka dënuar me 15 vjet burg, për veprën penale “Trafikikimi të miturve”, parashikuar nga neni 128/b/2 , i Kodit Penal.

Sipas vendimit, shtetasi Kujtim Demiri ka marrë nga Shqipëria në Greqi fëmijën e mitur H.S dhe e ka shfrytëzuar për të lypur në Greqi nën ushtrimin e dhunës.

Policia e Shtetit dhe Interpol Tirana vazhdojnë angazhimin për sjelljen në Shqipëri dhe vendosjen para drejtësisë të personave në kërkim ndërkombëtar.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular