Andi Bushati ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku foli për zgjedhjet e vitit 2025.
Bushati tha se rezultati i zgjedhjeve është i ditur, që tani dhe Rama do të marrë mandatin e katërt, ndaj nuk ka garë apo rivalitet mes palëve. Sipas analistit, e vetmja e panjohur në zgjedhje është nëse Rama do të marrë 84 mandate apo jo.
“Gjithçka është mbyllur. Është e para herë që nuk kam asnjë kuriozitet dhe emocion për zgjedhjet. Nëse do të mendojmë se do të kemi garë, mund të kemi garë, që a do të arrijë opozita të ruajë 2/3 apo. Pra nuk ka garë kush do të marrë pushtetin. Kemi hyrë përfundimisht në këtë, kemi tejkaluar demokracinë, jemi në surrogat mes autoritarizmit, regjim, për termat mund të debatojmë.
Po dëgjoja nga kolegë, që thonë po fillon sezoni, është vit zgjedhor, se ecin me inercinë e viteve më parë, që kishte një lloj rivaliteti. Këtë herë, fatkeqësisht gjithçka është e mbyllur.
Duhet të heqim dorë nga kjo, hajde merrmi me opozitën. Saliu ha bukë me kos bashkë me ata të vetët. Këtu ka disa njerëz që vidhen nga një bandë dhe një bandë që vjedh 2 milionë njerëz. Kush i shmanget kësaj, gënjen njerëzit.
Nuk duhet t’i gënjejmë njerëzit sikur ka rivalitet.
Ndeshja reale, një bandë me 20-30 hajdutë, me një kryehajdut që vjedh dy milionë të tjerë”, tha Bushati.