BallinaKulture200 artistë nga 7 shtete do të “pushtojnë” Kamzën. Nën kujdesin e...

200 artistë nga 7 shtete do të “pushtojnë” Kamzën. Nën kujdesin e Rakip Sulit, “Balkanika Folk Festival Kamëz 2024” hap siparin të mërkurën

Për katër ditë me radhë duke nisur nga dita e mërkurë 11 shtator, Kamza do të gumëzhijë nga festa e cila do të ketë përmasë ndërkombëtare. Nën kujdesin e veçantë dhe interesimin e drejtpërdrejtë të kryetarit të Bashkisë Kamëz Rakip Suli do të çel siparin “Balkanika Folk Festival Kamza 2024” ku mbi 200 artistë nga 7 shtete do të përformojnë folk, do të sjellin traditën e tyre folklorike në territorin e Bashkisë Kamëz një ndër bashkitë më të mëdha në Shqipëri e cila ka popullsinë më të re në vend, me njerëzit më vital të cilët meritojnë çdo formë mbështetje nga institucionet sikurse dhe po e bën Bashkia Kamëz.
Nga 11-14 shtator, gjatë këtyre ditëve do të gërshetohen krejt këndshëm arti, kultura, tradita dhe dinjiteti i këtij qyteti me të qyteteve nga shtetet që vijnë artistët, gjë që do t’i shtojë rëndësinë, vlerën dhe kuptimin këtij festivali multikulturor me pjesëmarrje ansamblesh dhe grupesh artistike kombëtare e ndërkombëtare konkretisht nga; Shqipëria, Turqia, Bosnjë Hercegovina, Greqia, Rumania, Kosova, Maqedonia e Veriut si dhe (të ftuar grupi i valleve të Konispolit).
Puna nga stafi i Qendrës së Kulturës “Artan Cuku” Kamëz ka nisur prej kohësh dhe thuajse gjithçka është gati për pritjen e mysafirëve duke u kujdesur për çdo detaj që jo vetëm festa e folkut të shkojë më së miri, por dhe miqtë të mbeten të kënaqur nga ajo çfarë do të gjejnë në Kamëz, për të përcjell andej nga vijnë mbresat dhe çastet e bukura që do të kalojnë dhe ndajnë me bashkëkombasit e tyre emocionet e kaluara në Shqipëri.
Drejtoresha e Qendrës së Kulturës “Artan Cuku” Kamëz, Rigelca Gupe dhe organizatori Sokol Guga (me një eksperiencë të vyer në të tilla aktivitete), në bashkëpunim të ngushtë me stafin, tashmë kanë kaluar në filtër çdo gjë organizative (nga akomodimi, ushqimi, vizitat, takimet dhe festimet në rrugët e qytetit) e po presin që miqtë të vijnë dhe gjithçka të shkojë sipas planit të organizimit dhe porosive të drejtuesve të Bashkisë e veçanërisht kryetarit Rakip Suli që gjithçka të shkojë më së miri në funksion të kthimit të gjithë Kamzës gjatë këtyre ditëve në një qendër të vërtet kulturore sa i përket atmosferës që do të krijohet, ku festa të jetë e përmasave të jashtëzakonshme e ku “dasma” të dëgjohet kudo nga këngët e dashurisë, vallet, meloditë me instrumente popullorë etj.
E kur gjithçka është gati, organizatorët ftojnë banorët e Kamzës që të gjejnë kohën për të shijuar këtë aktivitet të jashtëzakonshëm duke shijuar muzikë folk të grupeve më të mira nga 6 shtete plus Shqipërinë për t’u realizuar dhe hequr sadopak mendjen nga lodhja që të sjell e përditshmja.
“Balkanika Folk Festival Kamza 2024” është një risi për qytetin, ndaj surprizat nuk do të mungojnë veçse mbetet që të shijohet tashmë performanca e grupeve. Kujtojmë që arti dhe kultura kanë patur mbështetje të pakursyer nga kryetari i Bashkisë Kamëz Rakip Suli ku disa prej këtyre ngjarjeve tashmë janë kthyer në traditë për qytetin siç është Panairi i Librit, etj. M.H

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular