Asambleja Kombëtare e PS-së ka zgjedhur anëtarët e rinj të Kryesisë, pas votimit të 350 anëtarëve të forumit më të lartë politik të dalë nga Kongresi Zgjedhor. Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi bëri me dije emrat e Kryesisë së re të PS, që përbëhet nga 5 burra dhe 5 gra. Ata janë: Albana Kociu, Anila Denaj, Etilda Gjonaj, Klodiana Spahiu, Lindita Nikolla, Arben Pëllumbi, Erion Brace, Eduart Shalsi, Igli Hasani, Toni Gogu.
Sekretariati i PS:
- Sekretar i Përgjithshëm – Blendi Klosi
- Sekretari për Organizimin dhe për Zgjedhjet: Damian Gjiknuri
- Sekretare për Diasporën – Zerina Bruci
- Sekretare e Programit, Milva Konomi
- Sekretar për Rininë – Roi Basha
- Sekretar i Marrëdhënieve me Jashtë, Romina Kuko
- Sekretare e Gruas, Evis Kushi