BallinaLifestyleBrenda pushimeve të Luizit dhe Kiarës, pozat s*ksi të modeleve! Destinacionet që...

Brenda pushimeve të Luizit dhe Kiarës, pozat s*ksi të modeleve! Destinacionet që zgjodhën personazhet VIP për të pushuar

Kush tha që sezoni i verës mbyllet me gushtin? Shtatori është, gjithashtu, një muaj i mirë për të pushuar, sidomos për VIP-at tanë, që muajt e verës i kanë pasur të ngarkuar me koncerte dhe aktivitete të tjera.

Ndaj edhe ky muaj është padyshim një moment i mirë që të kenë pak kohë për familjet, por edhe për veten. Edhe këtë fundjavë, ata kanë zbuluar destinacionet e tyre të verës, ku nuk na i kanë kursyer edhe fotot gjatë pushimeve. Le të zbulojmë se cilët janë personazhet që i kanë lënë pushimet e tyre për në shtator.

Luiz dhe Kiara

Natyrisht që ky sezon ka qenë i ngjeshur për Luizin, ndaj edhe pushimet për të janë shtyrë për në shtator. Pasi ka mbyllur agjendën me koncerte, këngëtari ka vendosur që të pushojë disa ditë me partneren e tij dhe vogëlushen Luna Mari.

66

Gjatë këtyre ditëve në plazh, vetë Luizi na ka zbuluar se bashkë me ta është edhe nëna e tij. Çifti duket se po i shijon këto ditë në plazh, ku nuk na kanë munguar edhe fotot e videot me Lunën e vogël. Si Kiara ashtu edhe Luizi duken të impenjuar që përgjatë këtyre ditëve të shijojnë kohë me vajzën e tyre.

Anxhela Martini dhe Xhesika Berberi

Dy vajzat janë padyshim ndër emrat më seksi në showbizzin tonë. Të dyja modele dhe me një karrierë të suksesshme në SHBA, dy vajzat, janë edhe mikesha të ngushta, ndaj edhe pushimet i kalojnë së bashku.

xhesika berberi

E kemi fjalën pikërisht për Anxhela Martinin dhe Xhesika Berberin që duhet thënë kanë ngritur temperaturat në rrjetet sociale, me videot që kanë publikuar në Instagramet e tyre. Pas xhirove me jaht, dy mikeshat kanë gjetur pak kohë edhe për sporte ujore. Por duhet thënë që më shumë se sporte, dy vajzat kanë dhuruar një shfaqje të vërtetë sensualiteti.

Rike Roçi

Mund të themi me plot gojën se Rikja e ka kaluar verën në Sardenja. Ish-konkurrentja e “Big Brother”, që pas përfundimit të kësaj experience është larguar për në Itali dhe kryesisht e kemi parë në ishullin e famshëm duke pushuar.

rike roci

Me poza të nxehta nga bregdeti, Rikja na ka treguar edhe njëherë se mbetet ndër femrat më sharmante. Gjithnjë me bikini dhe provokuese, jemi të sigurt që dhe në ishullin e njohur, ajo nuk ka kaluar pa u vënë re. Megjithatë as këtë verë, ajo ka zgjedhur mos ta zbulojë se kush e ka shoqëruar përgjatë këtyre ditëve.

Françeska Jaçe

Nëse ka pasur destinacione luksoze, jemi të sigurt që Françeska i ka vizituar të gjitha. Një verë e gjatë dhe e mbushur me shumë udhëtime ka qenë për modelen e cila prej kohësh është distancuar disi nga bota e modelingut për të shijuar kohën me partnerin e saj.

franceska jace

Në disa nga vendet më të famshme të botës, Françeska ka publikuar foto nga pushimet që ka qenë duke bërë. Shkrepja e fundit vjen pikërisht nga Italia, ku ajo ka qenë për të shijuar ditët e fundit të verës. Gjithnjë në top formë dhe plot sharm, ajo duket në top-formë.

Beniada dhe Jori

Shpesh dy vajzat kanë folur për miqësinë e tyre të afërt. Të dyja modele, të dyja të rritura në Itali, Jori dhe Beniada mesa duket kanë shumë gjëra të përbashkëta. Kjo verë, i ka bërë përsëri dy bukuroshet e ekranit, ku më në fund kanë gjetur pak kohë për të pushuar së bashku.

-900-0-1724835944x640-0-9f2880acd50f52f06fe8d37fb7f354ee-242

Ka qenë Jori ajo që ka publikuar fotot ku shfaqet në pishinë, së bashku me Beniadën. Ka qenë kjo e fundit që ka udhëtuar për në Itali, për të shijuar disa ditë relaksi pranë mikeshës së saj. Kujtojmë që Jori prej kohësh po qëndron në Itali, pranë të dashurit të saj, Fred de Palma, ndërkohë që Beniada sapo ka nisur karrierën e saj edhe në muzikë.

Jonida Vokshi

Jemi të sigurt që këto janë ditët e fundit të pushimeve për Jonidën. Moderatorja është duke u përgatitur që të moderojë sezonin e ardhshëm të “Big Brother VIP Kosova”, ndaj edhe moderatorja është siguruar që t’i shijojë këto ditë.

voksh

Në rrjetet sociale, ajo na ka zbuluar se ka zgjedhur jugun e vendit tonë, për disa ditë relaksi. Si gjithnjë, e ndarë mes kohës për të pushuar dhe angazhimeve si mama, ajo ia ka dalë më së miri. Madje momentet paqësore që ka kaluar, ajo ka vendosur t’i ndajë me miqtë virtual edhe në rrjetet sociale, duke na sjellë kështu një copëz të pushimeve të saj.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular