Kryeministri Edi Rama, gjatë Asamblesë së PS është shprehur i sigurtë se në zgjedhjet e ardhshme, Partia Demokratike, forca më e madhe opozitare në vend, nuk do të marrë më shumë vota se në vitin 1997.
“Në zgjedhjet e ardhshme PD zor se do të marr më shumë mandate se ne 1997, mbajeni shënim”, tha ai.
Me ironi Rama tha se nuk sheh filxhan, e nuk parashikon të ardhmen, por “dimë të lexojmë mendjen e popullit, jo vetëm se kemi patronazhistët por dhe me anketa”.
“Humnera është destinacion ekskluziv i vetëm asaj partie, i zgjedhur me vullnet të lirë”, shtoi kreu i qeverisë.
Rama: Unë nuk shoh filxhan dhe nuk parashikoj të ardhme, por dimë të lexojmë mendjen e popullit, jo vetëm se kemi patronazhistët, por kemi një strukturë që bën anketimet e përmuajshme të njerëzve.
Në zgjedhjet e ardhshme PD zor se do të marrë më shumë mandate se ne 1997, mbajeni shënim. I vetmi ndryshim është se atëherë e gjithë Shqipëria ishte në humnerën ku ra ajo parti, ndërsa këtë herë humnera është destinacion ekskluziv i vetëm asaj partie, i zgjedhur me vullnet të lirë.