BallinaBotaRumania ngre alarmin: Një dron rus ka shkelur hapësirën tonë ajrore! I...

Rumania ngre alarmin: Një dron rus ka shkelur hapësirën tonë ajrore! I bëjmë thirrje Moskës që…

Një dron rus e ka shkelur hapësirën ajrore të Rumanisë gjatë sulmeve të mbrëmshme në shtetin fqinj Ukrainë, tha anëtarja e NATO-s të dielën.

Rumania i bëri thirrje Moskës ta ndalë këtë “përshkallëzim”. Incidenti ndodhi kur ushtria ruse kreu sulme ajrore “ndaj caqeve civile dhe infrastrukturës së portit” përgjatë lumit të Danubit në Ukrainë, tha Ministria e Mbrojtjes e Rumanisë.

Rumania i dërgoi avionët e vet luftarakë F-16 për ta vëzhguar hapësirën ajrore, si dhe i njoftoi aleatët e vet në NATO, tha Ministria.

Autoritetet gjithashtu u dërguan mesazhe paralajmëruese banorëve në dy rajone lindore.

Autoritetet rumune kanë nisur një hetim për këtë incident.

Prej se Rusia e nisi pushtimin e plotë të Ukrainës në shkurt 2022, Rumania ka gjetur copëza të dronëve rusë në territorin e vet në disa raste dhe më së voni në korrik të këtij viti.

Ministria e Mbrojtjes e Rumanisë i dënoi fuqishëm sulmet ruse në Ukrainë, duke i cilësuar ato si “të paarsyeshme dhe në kundërshtim të thellë me normat e ligjit ndërkombëtar”.

Disa njerëz janë vrarë dhe plagosur si pasojë e sulmeve ruse në pjesë të ndryshme të Ukrainës gjatë natës, njoftuan zyrtarët ukrainas të dielën.

Sipas Forcave Ajrore të Ukrainës, ushtria ruse kreu sulme natën e kaluar dhe mëngjesin e sotëm me katër raketa të telekomanduara nga rajoni Belgorod i Rusisë, si dhe me 23 dronë të prodhimit iranian, Shahed./REL

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular