BallinaBotaZëri i Amerikës: Një president burrë ose grua, beteja më e fundit...

Zëri i Amerikës: Një president burrë ose grua, beteja më e fundit kulturore amerikane

Ndryshe nga fushata presidenciale e Hillary Clintonit në vitin 2016, që u përqëndrua në mesazhe të hapura gjinore, Kamala Harris nuk po e bën një gjë të tillë. Megjithatë, çështjet gjinore pritet të jenë ndër çështjet për të cilat do të votohet më 5 nëntor. Korrespondetja e Zërit të Amerikës Patsy Widakuswara, i hedh një vështrim të dyja fushatave zgjedhore dhe qasjes së tyre krejt ndryshe ndaj roleve gjinore.

Kontrasti mes Kuvendit Kombëtar Republikan dhe atij demokrat, ishte mjaft i qartë.

Po kështu dhe vizioni i të dyja palëve mbi rolin e burrit dhe gruas në pushtet.

Kamala Harris, Nënpresidentja e parë grua e vendit, ndau skenën e kuvendit me guvernatorin e Minesotës, Tim Walz, i cili kandidon krah saj për postin e nënpresidentit, si dhe bashkëshortin, Doug Emhoff, dy burra në role që tradicionalisht mbahen nga gratë.

Demokratët thonë se të dy ata, mishërojnë burrat me rol mbështetës në kontrast me rolet stereotipike që një pjesë i vesh gjinisë mashkullore, e që mund të çojnë në zhvlerësimin e grave dhe pjesëtarëve të tjerë të komunitetit.

Zoti Trump është një “luftëtar” i vetëshpallur, një imazh që edhe senatori JD Vance, kandidati republikan për nënpresident, e përforcon.

“Ne kemi një mundësi një herë në jetë për të rizgjedhur një burrë që ka dëshmuar se është tepër i madh për burokracinë e thellë të shtetit. Ai është shumë i ashpër ndaj tiranëve në të gjithë botën. Ai ishte shumë i fortë edhe për plumbin e një vrasësi”

Trump-Vance kanë përqafuar një stil më tradicional lidhur me të qenit mashkull, thotë Christine Emba, eksperte e Çështjeve Gjinore.

“Ata duan të përcjellin idenë se burrat janë në krye dhe po marrin vendime. Por një lloj i veçantë burri, një lloj i fortë gati teatral, një burrë që ka një lloj kontrolli mbi familjen”, thotë ajo.

Walz është kundërpërgjigjja e demokratëve ndaj këtij këndvështrimi.

Ai është një ish-trajner futbolli, një person që ka shërbyer në ushtri, që shkon për gjueti, e që jep këshilla për riparimin e shtëpisë apo edhe makinave.

Lidhur me lirinë riprodhuese – një çështje kyçe për votuesit demokratë – ai flet nisur nga përvoja personale.

“Mua dhe Gwen-it na u deshën vite, por ne kishim qasje në trajtimin e infertilitetit. Dhe kur lindi vajza jonë, e quajtëm atë Shpresa”, thotë Tim Walz, kandidati demokrat për nënpresident.

Ndjeshmëria që karakterizon zotin Waltz është në kontrast me ato që shihen si cilësi tradicionale mashkullore, si forca dhe dominimi që mishëron zotin Trump.

“Shoqja Harris, je e pushuar nga puna. Largohu!”, tha zoti Trump gjatë një tubimi elektoral.

Sondazhet tregojnë se gratë favorizojnë zonjën Harris dhe burrat zotin Trump, me hendekun më të dukshëm, mes të rinjve.

Ankthi për ndryshimin e roleve gjinore mund të jetë një faktor kontribues.

Me lëvizjen #MeToo, grupet feministe donin të ndryshonin mënyrën e shpërndarjes së pushtetit. Por këto qëndrime mund të tingëllojnë si të huaja për disa burra.

“Ekzistonte një ndjenjë se të qenit meshkuj apo burra ishte në një farë mënyre në rrezik dhe se ata duhej ta rifitonin atë pushtet, që ishte kërcënuar ose humbur”, thotë Kelly Dittmar, i Universitetit Rutgers.

Faktorë të tjerë përfshijnë ndryshimet në demografi – me popullsinë jo të bardhë që po rritet më shpejtësi.

“Pra, të gjitha këto ndryshime që ndodhën menjëherë po kërcënojnë shumë burra të bardhë që po thonë: “duhet të bëj diçka për të mbrojtur atë që di”. Dhe ajo që ata dine, është ajo për të cilën po flet Donald Trump-i”, thotë konsulenti politik Hank Sheinkopf.

Fushata e Trump po vërtitet në mënyrë agresive rreth votuesve meshkuj, duke u përpjekur t’i tërheqë ata përmes forumeve në internet, që u bëjnë reklamë atributeve mashkullore.

Ndërkohë, demokratët janë orientuar tek e drejta për abort.

Kjo qasje mund të motivojë pjesëmarrjen e grupeve të ndryshme në zgjedhjet e nëntorit./VOA

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular