BallinaSocialeMësuesi që ecën 2 orë në këmbë për të mësuar 5 fëmijë

Mësuesi që ecën 2 orë në këmbë për të mësuar 5 fëmijë

Ky është Ferdinand Hate, mësues në shkollën fillore të Lekasit në Korçë, i cili çdo ditë duhet të ecë përreth dy orë për të arritur në shkollë dhe dhënë mësim vetëm 5 fëmijëve.

Shpopullimi i fshatrave të kësaj zone të njohur ka bërë që shkolla e cila dikur ishte gjimnaz, sot të ngelet vetëm me një klasë kolektive.

Në ditën e parë të vitit të ri mësimor Euronews Albania ka vizituar shkollën e Lekasit e cila është jo më shumë se 40 minuta larg qytetit të Korçës. Në këtë shkollë në fillimet e viteve të demokracisë numëroheshin afro 260 nxënës . Sot marrin mësim vetëm 5 fëmijë.

23 vite në këtë profesion të denjë mësues Ferdinandit i është dashur të ecë me orë të tëra e ka parë pothuajse gjithçka, kur shkolla ka qenë e gumëzhuar nga zhurmat e nxënësve e sot teksa heshtja e ka kapluar.

“Dy orë në ditë, një orë këtej një orë andej. E vështirë por pasioni për punën, njeriu do merret me diçka. Çdo pune e ka lodhjen e saj, e vështir është, dimri para. Me vështirësi të mëdha. Me këmbë, me kalë. Çdo ditë eci dy orë në këmbë. Shi dëborë, je ne pune, fëmija presin. Ne kemi detyrën. Është keqardhje për fëmijët që kanë ngelur në këto zona, ekonomia, rruga. Dijeni që kemi ja japim këtyre fëmijëve. Është keqardhje të shohësh këtë zonë që ka qenë e populluar. Do rriten, do ikin, ç’do bëjnë këtu? Është zonë për momentin pa të ardhme”, thotë ai.

Kledi është vetëm 8 vjeç por pavarësisht moshës së vogël, ai është i detyruar të ecë çdo ditë për një orë që të arrijë në shkollën ku mëson.

Një tjetër mësues i zonës tregon arsyet përse Lekasi dhe fshatrat përreth janë shpopulluar, duke bërë që kjo shkollë sot të degradojë.

“Emigracioni ka qenë kushti i parë që janë larguar, nuk ka mbetur njeri. Si në gjithë vendin edhe këtu. Fshati është shpopulluar rreth 80%. Jo vetëm Lekasi por janë 12 fshatra që është i njëjti eksod. 260 nxënës kanë qenë këtu, ka qenë edhe gjimnaz madje. Të gjithë u larguan, shumica emigracion, një pjesë në qytete, një pjesë jashtë. Ndjesi jo e mirë, me 4-5 nxënës por emigracioni bën të vetën”, shprehet mësuesi Islam Islami.

Gjergji Ruka, banor i Lekasit tregon i irrituar se pikërisht mungesa e investimeve ka sjellë shpopullimin e gjithë zonës, çka reflekton dhe në uljen e numrit të nxënësve në shkollën e këtij fshati.

“E gjithë komuna jonë e Lekasit përbëhej nga rreth 6000 banorë, sot janë më pak se 1000. Njerëzit në përgjithësi për një jetë më të mirë ikën drejt zonave të urbanizuara, Korçë, Elbasan, Durrës. Sot ka fshatra që janë në prag të zhdukjes, fshati Lekas e Mariana kanë shtëpi, të tjerat 4-5 kanë ngelur. Po nuk u vu dorë nga Bashkia Korçë, në gjithë bashkinë vetëm ne jemi pa asfalt. Ish komuna jonë nuk figuron në listën e bashkisë Korçë. Njerëzit largohen. Do makinë të lartë, do xhip. Ikin, largohen”, thotë ai.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular