BallinaKryesoreOriola Pampuri ngre shqetësime për aktin normativ për Urdhrin e Mjekut: Qeveria...

Oriola Pampuri ngre shqetësime për aktin normativ për Urdhrin e Mjekut: Qeveria do të vërë nën kontroll politik mjekët

Deputetja e PD-Demokratët Euroatlantikë, Oriola Pampuri, në mbledhjen e Komisionit për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë ka ngritur shqetësimin se qeveria po kërkon të vërë në kontroll politik mjekët, me aktin normative për Urdhin e Mjekut.

Në fjalën e saj Pampuri u ndal në tre pika të projektligjit ku në të parën thuhet që një anëtar i Urdhit të Mjekut që do të punojë në institucion privat duhet t’i marrë leje titullarit të institucionit publik ku punon. Sipas saj, titullari i institucionit publik emërohet politikisht, si dhe nuk mund t’i privohet e drejta një mjek të punojë ku të dojë pasi turnin në institucionin publik.

Një pikë tjetër që deputetja ngre shqetësim është edhe përbërja, organizimi dhe funksionimi i Komisionit të Disiplinës dhe të Komisionit të Apelimit i cili do rregullohet me vendim të Këshillit të Ministrave. Ajo thotë se nuk ka pse përfshihet Ministria e Shëndetësisë në një institucion të posaçëm i cili ka vite që punon dhe ka kryer detyrën e tij me sukses.

Pika tjetër ku Pampuri sheh se cënohet privatësia e Urdhit të Mjekut është edhe hartimi nga Këshilli Kombëtar i kodit të etikës dhe miratimin e tij duhet ta bëjë Ministria e Shëndetësisë, që sipas deputetes nuk ka asnjë arsye pse të përfshihet në një gjë të tillë.

Pampuri më tej thotë se është sistemi i cili ka dështuar i tëri dhe dështimet e sistemit mundohen t’ia delegojnë institucioneve duke hartuar akte normative që cenojnë pavarësinë e institucioneve që po bëjnë punën e tyre në mënyrë shumë të mirë.

Fjala e deputetes Oriola Pampuri:

Në vijimësi të asaj që u tha, do të doja të citoja 3 nene të cilat preken drejtpërdrejtë pavarësia e institucionit të Urdhrit të Mjekut. Dhe mbi të gjitha, unë në vlerësimin tim që kam bërë shikoj që ka një kontroll nëpërmjet këtij akti normativ, ndodh një kontroll politik i mjekëve. Dhe këtë e shikoj tek neni 8, pika A, ku thuhet “një anëtare e Urdhrit të Mjekëve që kërkon të ushtrojë profesionin e mjekut në një institucion shëndetësor jo publik, duhet t’i bëjë kërkesë titullarit të institucionit shëndetësor publik ku ai është i punësuar”.
Tani ne e dimë shumë mirë që titullari i institucionit shëndetësor ku ai është i punësuar, besoj në kaq vite, nuk dua të specifikoj në vitet tona apo vitet tuaja, në të gjithë periudhën kohore kanë qenë të emëruar politikisht. Tani ky mjeku duhet t’i kërkojë leje këtij titullari për të filluar ose jo, për të punuar ose jo privatisht. Pra, krijon një varësi ndaj një titullari, për çfarë? Për një arsye të thjesht: pas 8 orarëshit të punës apo orës normale, orës zyrtare të punës, mjeku ka të drejtën e tij të punojë dhe të ushtrojë profesionin e tij ku të dojë.
Sa i përketë pikës tjetër e cila padiskutim cënon edhe kjo autonominë, pra pavarësinë e institucionit e Urdhrit të Mjekut. Është pika 4: “përbërja, organizimi dhe funksionimi i komisionit të disiplinës dhe të Komisionit të Apelimit rregullohet me vendim të Këshillit të Ministrave”. Pse duhet të ndodhi me vendim të Këshillit të Ministrave, kur ke një institucion të posaçëm i cili ka vite që punon dhe ka kryer detyrën e tij me sukses. Për çfarë arsye dhe këtu përfshihet dhe Ministria e Shëndetësisë?!
Prapë një pikë tjetër ku cenohet pavarësia e institucionit: “Këshilli Kombëtar harton kodin e etikës dhe deontologjisë mjekësore dhe ia paraqet për miratim ministrit përgjegjës për Shëndetësinë”. Tani, ministri përgjegjës për Shëndetësinë e para njëherë kjo është cenim i drejtpërdrejtë i pavarësisë së institucionit. Dhe e dyta, ndërkoh që kemi parë në kohë, kemi parë që ministrat e Shëndetëssië kanë qenë ose jo mjek. Pastaj çfarë rëndësie ka kjo. Pse duhet të jetë një vendim dualist kur ke një institucion të posaçëm që mund të marrë një vendim të tillë dhe ti ia delegon këtë vendim një institucioni tjetër i cili në fund fare nuk ka asnjë arsye pse të përfshihet në një gjë të tillë.
Ne e përdorëm si mekanizëm mbrojtës të dështimit të gjithë kësaj periudhe të sistemit shëndetësor. Dhe ky është mekanizmi më i mirë i mbrojtjes. Nisi me skandalin në Onkologjik që padiskutim që ka dhe raste të clat duhen ngritur si problematika dhe pse jo të marrin ndëshkimin që meritojnë. Por ama kjo nuk duhet të prgjithësojë të gjithë problematikat e sistemit shëndetësor të cilat nuk vijnë nga mjekët dhe nuk vijnë nga institucione si Urdhri i Mjekut. Po vijnë nga probleme të cilat i ka shkaktuar sistemi. Sistemi i cili ka mbetur i nënfinancuar, i pamenaxhaur mirë, ku ka dyndje të pacientëve në QSUT, ku ka mungesë të stafeve, mungesë të aparaturave e të tjera me radhë. Dhe të gjitha këto sepse kemi anën tjetër, kemi Koncensionet që janë bërë ndër vite dhe paratë janë çuar atje dhe nuk çohet atje ku ka nevojë sistemi shëndetësor. Kemi laboratorët i cili i merr privati dhe nuk bëhet ajo që duhet bërë. Pra, prandaj sistemi shëndetësor sot është këtu ku është dhe merret një institucion përdoret si “mish për top” sepse ashtu i intereson qeverisë. Të përdoret ky institucion të mbyllen të gjitha dështimet që kemi jo për shkak të institucionit, jo për shkak të mjekëve por për shkak të keqmenaxhimit përgjatë gjithë këtyre viteve të sistemit shëndetësor.
Nuk e ka fajin as institucioni i Urdhrit të Mjekut dhe as mjekët. Këtu është sistemi i cili ka dështuar i tëri dhe dështimet e sistemit mundohen t’ia delegojnë institucioneve duke hartuar akte normative që cenojnë pavarësinë e institucioneve që po bëjnë punën e tyre në mënyrë shumë të mirë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular