Marrja e Berishës si i pandehur për privatizimin e ish klubit Partizani gjatë kohës kur ka qenë kryeministër vijon ende të debatohet.
Në Studio Live në Report TV, analisti Ergys Mërtiri tha se e shikon si të trishtë ditën e djeshme, teksa militantët e PD-së protestuan para SPAK, kur duhet të protestojnë kundër Ramës dhe qeverisë.
‘Berisha kërkon ta përdor PD në funksion të hallit të vetë personal dhe e përdor si instrument për të shpëtuar nga hetimi. Kushdo që shkon atje kthehet në ushtar të PD kundër SPAK. Dita e djeshme ditë e trishtë. Kur opozita ka lënë luftën me Edi Ramën dhe ka drejtuar bateritë kundër drejtësisë. Opozita po bën politikë për tu mbrojtur nga një hetim.’
Më tej sa i përket akuzave të Berishës se po ndiqet politikisht, Mërtiri thekson se kjo është një gënjeshtër, pasi sipas tij Rama dhe Berisha janë në një aleancë kundër SPAK.
‘Nuk është kështu. Është një gënjeshtër. Berisha nuk po hetohet për shkak të zotit Rama, ai do mbronte njerëzit e tij po të ishte për të. Rama do ta mbronte zotin Berisha pasi kështu mban veten në pushtet. Me Berisha mbahet e izoluar ndërkombëtarisht. Gjykimi do kishte avancuar më tepër nëse nuk do e kishte mbrojtur Rama. Presion politik që bën Berisha dhe Rama bashkë. Berisha me Ramën janë në një aleancë sepse kanë një armik të përbashkët, SPAK. Po godet njerëzit e Ramës dhe dukshëm SPAK po krijon një radhë pune. Është e dukshme që sa të mbarohet punë me Berishën është Rama që e ka radhën.’, tha Mërtiri.