Vetëm pak kohë më parë, “Panorama Plus”, zbuloi se Ledri ishte në një lidhje të re dashurie. Pas gati 1 vit nga ndarja me Sarën, reperi mesa duket ka gjetur sërish dashurinë. Dhe më në fund publikohen edhe imazhet e para çiftit.
Ledri është kapur mat gjatë pushimeve në jug të vendit me të dashurën e tij, e cila quhet Rina Zaiti. Fotoja e fundit tregon çiftin duke shijuar momente relaksi pranë detit, duke u ulur pranë shkëmbinjve të plazhit. Duket se Ledri po shijon një kohë të qetë larg zhurmës dhe angazhimeve të karrierës së tij muzikore.
Burime tregojnë se ata ishin gjatë gjithë kohës shumë afër duke shijuar kohën me njëri-tjetrin. Ndërsa lajmi se Ledri është në një romancë te re dashurie dhe e ka harruar plotësisht Sara Hoxhën po bën xhiron e rrjetit, u zbulua se kush ishte vajza në foton e publikuar nga paparaci. Të gjithë pyesin për Rina Zaitin, ja disa të dhëna për vajzën e cila aludohet t’i ketë ‘vjedhur zemrën’ reperit shqiptar.
Si fillim, Rina është motra e Ron Zaitit. Ron Zaiti është një këngëtar i ri, i cili famën më të madhe e mori në bashkëpunimin me Dafina Zeqirin, “Murder on the dancefloor”. Më pas ai bashkëpunoi me Semi Jaupajn në “All your lovin’”, me DJ Geek në “Ganja”, sërish me Dafinën me “Boma ni tel” e kështu me radhë. Aktualisht ka vijuar me projektet e tij pasi siç dihet, bashkëpunimeve me Dafinën u erdhi fundi për arsye që nuk u bënë të ditura nga dyshja shkruan ‘Popart.’ Profesioni i Rinës është estetiste thonjsh. Ajo ka një studio me emër ku nuk mungojnë as klientet VIP. Sigurisht, gjatë kohës që vëllai i saj bashkëpunonte ende me Dafinën, artistja ia besonte asaj imazhin.
Dukej se vajzat kishin miqësi shumë të mirë, por më vonë nuk janë parë më bashkë. Rina ka pasur edhe një raport miqësor me Sara Hoxhën, ish-partneren e Ledrit. Interesant është fakti që vetëm një muaj më parë, Rina kishte komentuar në postimet e Sara Hoxhës, duke e përshkruar atë si “mama të bukur”. Ky koment ka tërhequr vëmendjen e publikut, pasi lidhja e Rinës me Ledrin është pranuar si e vërtetë nga ndjekësit, duke ngritur pyetje për lidhjen e saj me ish-partneren e reperit. Një tjetër element intrigues është lidhja e Rinës me Dafina Zeqirin, një mikeshë e ngushtë e saj dhe ish-partnere e Ledrit.
Kujtojmë se Dafina kishte pasur një debat publik virtual me Ledrin dhe Sarën kur ata ishin ende bashkë, dhe raportet mes Dafinës dhe Sarës ishin, gjithashtu, të ngarkuara. Megjithatë, edhe pse Sara dhe Dafina ishin mikesha të mirë për një kohë, miqësia e tyre u prish pas zënkës. Aktualisht Rina dhe Dafina nuk ndiqen në rrjete sociale. Kaq ka mjaftuar që rrjeti të ‘akuzojë’ Rinën si shkaktaren e ndarjes mes Ledrit dhe Sarës, ndonëse çifti ka shumë kohë që është ndarë dhe lidhja e re ka vetëm pak javë që ka nisur.
Prej gati 1 viti është bërë publike edhe ndarja e tij nga Sara Hoxha. Që prej asaj dite, çifti nuk është parë më bashkë dhe tashmë, me foton e fundit nuk ka më skeptik që kjo histori është pa kthim. Vetëm pak javë më parë, Ledri ‘u ngacmua’ duke u pyetur nëse ishte ‘single’. Pyetja, siç tha gazetarja ishte nga një grup i vajzave që ishin të pranishme aty.
“Kisha një grup të gocave që më thoshin pyete pak Ledrin a është ‘single’, a po jo”, e pyeti ajo reperin e njohur. Ledri më pas dha një përgjigje që shumë pak e pritën. “Hajde le të më pyesin vetë, po i pres atje”, ishte përgjigjja e tij. Videoja e publikuar në rrjetin social “Instagram” po bën xhiron më të madhe. Ledri është pyetur nga gazetarja për një frazë të një prej këngëve të tij: “Çfarë i banë kësaj dashnie”. “Çfarë i bëri Ledri dashnisë së tij?”, e pyet gazetarja.
“Kurrgjo hiç!” përgjigjet këngëtari, “Duhet t’i kisha bo diçka”, -vijon ai përsëri duke mos dhënë detaje të tjera si çdo herë. Ndër të tjera, gazetarja e pyet se kush ka qenë një rast që ai i ka ‘ngrirë gjakun’ dikujt dhe ku Ledri Vula për t’ju përgjigjur kësaj pyetje ka ndarë një histori personale dhe njëkohësisht humoristike me ne.
“Prindërve! Prindërve ua kam ngrirë gjakun ditën e parë të shkollës, në klasë të parë, pasi ka përfunduar orari mësimor nuk kam ikur në shtëpi, por kam ikur tek një shok dhe atëherë nuk ka pasur telefona për t’u marr vesh dhe kanë dalë të më kërkojnë në gjithë qytetin”, shprehet duke qeshur Ledri.
Kjo deklaratë e reperit erdhi në mes të zërave për një ribashkim mes tij dhe Sarës. Ledri Vula dhe Sara Hoxha nuk kanë folur për raportin e tyre, por nga aludimet e fansave dhe sjelljet e ish-çiftit hera herës kanë lindur dyshime se ata mund t’i kenë dhënë një tjetër shans lidhjes së tyre.
Provë për këtë ishte rikthimi i fotografive të çiftit në profilin e Sarës, po ashtu edhe fakti që të dy ata ndiqen në rrjetet sociale. Gjithashtu, vihet re edhe prania e Poem Blu, vajzës së tyre dhe Sarës në një ndër koncertet që Ledri ka performuar së bashku me disa artistë të tjerë