BallinaAktualitet“Nisma Thurje’ dorëzon padi në Gjykatën Kushtetuese: Të shfuqizohen ndryshimet në Kodin...

“Nisma Thurje’ dorëzon padi në Gjykatën Kushtetuese: Të shfuqizohen ndryshimet në Kodin Zgjedhor

spot_img
spot_img

Kreu i Nismës Thurje, Endri Shabani ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese padinë për ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Në një deklaratë për mediat, ai thotë se këto ndryshime imponojnë të gjitha subjektet politike që të futen ne zgjedhje me lista të mbyllura.

Shabani u shpreh se Rama dhe Berisha janë bërë bashkë për të rikthyer sistemin e vitit 2008, por tha se këtë nuk do të pranojnë, duke paralajmëruar se ata vetë do të futen me lista të hapura.

“Ata u bënë prapë bashkë, njësoj si në 2008 për të rikthyer sistemin e 2008. Ne po ja adresojmë Gjykatës Kushtetuese këto ndryshime, për ti shfuqizuar për disa arsye, por në thelb, kush e ka pushtetin për të zgjedhur deputetet. Rama dhe Berisha mendojnë se këtë të drejtë e kanë ata të dy. Ne besojmë që kjo është e drejtë kushtetuese e shqiptarëve. E dyta është imponim që i bëjnë jo vetëm votuesve të vetë, por edhe votuesve të Nismës Thurje apo Shqipëria Bëhet. Ata detyrojnë cdo subjekt që të futen me lista të mbyllura. Besojmë që Gjykata Kushtetuese të shfuqizojë këto ndryshime”, tha Shabani.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular