BallinaKronikeVideo/Urinoi para derës së Gjykatës së Lartë dhe videon e publikoi në...

Video/Urinoi para derës së Gjykatës së Lartë dhe videon e publikoi në rrjete sociale, kush është ‘tiktok-eri’ që ka kandiduar për t’u bërë drejtues i Policisë së Shtetit

spot_img
spot_img

Pas dorëheqjes së Muhamet Rrumbullakut, interes për të qenë drejtues të Policisë së Shtetit kanë shprehur 15 persona të cilët janë bërë pjesë e garës duke aplikuar në bazë të kritereve të përcaktuara kur u hap gara për këtë pozicion.

Ajo që vihet re në mesin e 15 kandidatëve është emri i Hajrulla Xhivinit, i cili disa muaj më parë ka bërë një gjest të pahijshëm pranë Gjykatës së Lartë.

Xhivini ka urinuar para kësaj gjykate dhe videon e ka filmuar dhe publikuar në rrjetin social TikTok.

Ai u arrestua policia e Tiranës për ‘Veprime të turpshme’ në publik dhe i është dhënë masa arrest shtëpie.

Xhivini ka thyer masën e sigurisë dhe ka ikur jashtë vendit dhe gjykata ka vendosur një tjetër masë e tani është në kërkim. Por kjo nuk e ka penguar të aplikojë për postin e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

Së fundmi ai publikon video në platformën TikTok, ku për kandidaturën e tij thotë se do të luftojë krimin e organizuar

Lista e plotë e kandidatëve:

Adriatik Tafçiu

Altin Mena

Ardian Çipa

Gentjan Shehaj

Hajrulla Xhivini

Ibrahim Disha

Idajet Faskaj

Ilir Proda

Lutfi Minxhozi

Neritan Nallbati

Pëllumb Seferi

Rebani Jaupi

Sami Rasha

Skënder Hita

Shemsi Prençi

Kritere që duhet të plotësonte kandidati:

a) mban njërën nga gradat e rolit të mesëm drejtues;

b) të ketë shtetësi shqiptare;

c) të mos ketë qenë i dënuar për kryerjen e një vepre penale, me vendim gjyqësor të formës së prerë;

ç)  të mos ketë marrë masat disiplinore të përcaktuara në shkronjat “c”, “ç” dhe “d” të pikës 1 të nenit 123 të ligjit 82/2024 “Për Policinë e Shtetit”, brenda 5 (pesë) vjetëve të fundit;

d) të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse.

dh) të mos ketë konflikt interesi në ushtrimin e detyrës, në përputhje me legjislacionin për konfliktin e interesit. 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular