BallinaAktualitetThemeluesi i Telegram ndryshon politikat e kompanisë, adresat IP të përdoruesve do...

Themeluesi i Telegram ndryshon politikat e kompanisë, adresat IP të përdoruesve do u jepen autoriteteve sipas kërkesave ligjore

spot_img
spot_img

Kompania Telegram do t’i kalojë organeve të rendit adresat IP dhe numrat e telefonit të përdoruesve që shkelin kushtet e përdorimit të Telegram, dhe përdorin platformën për të shkelur ligjin.

Vendimi u njoftua nga themeluesi i Telegram, Pavel Durov, i cili është nën hetim në Francë për akuza të lidhura me Telegram. Midis tyre, sipas autoriteteve franceze, është mosbashkëpunimi me forcat e rendit në hetimin e aktiviteteve kriminale.

“Ne sqaruam se adresat IP dhe numrat e telefonit të atyre që shkelin rregullat tona mund t’u zbulohen autoriteteve përkatëse në përgjigje të kërkesave ligjore të vlefshme,” shkroi Pavel Durov në një postim në kanalin e tij Telegram.

Politika e privatësisë e Telegram thotë se kompania mund të zbulojë një adresë IP dhe një numër telefoni nëse merr një kërkesë të ligjshme nga autoritetet përkatëse gjyqësore që deklaron se një përdorues dyshohet pwr në një rast që përfshin aktivitet kriminal që shkel kushtet e shërbimit të Telegram.

Pas marrjes së kërkesës, kompania do të kryejë një analizë ligjore të kërkesës dhe mund të zbulojë adresën tuaj IP dhe numrin e telefonit tek autoritetet përkatëse”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular