BallinaAktualitet“Balkanika Folk Festival”, Kamëz 2024, “dasma” me 200 artistë që gjëmoi në...

“Balkanika Folk Festival”, Kamëz 2024, “dasma” me 200 artistë që gjëmoi në Pallatin e Kulturës “Artan Cuku”

Një dasëm e madhe ballkanike është mbajtur në Kamëz. Pallati i Kulturës “Artan Cuku” i tejmbushur nga qytetarët mbrëmjen e së shtunës gumëzhiu fort nga muzika folk ku artistë nga 7 vende të Ballkanit por edhe Shqipëria dhe grupi i Konispolit kanë performuar numrat e tyre më të mirë artistikë për artdashëset e flokut në Bashkinë Kamëz. Ky aktivitet shumë i rëndësishëm kulturor i titulluar “Balkanika Folk Festival”, Kamëz 2024 i organizuar në kujdesin e drejtpërdrejtë të Kryetarit të Bashkisë Rakip Suli ishte planifikuar të mbahej në një ambient të hapur, tek liqenit i Paskuqanit i kthyer tashmë në një oaz për qytetarët! Kushtet atmosferike kushtëzuan që ky spektakël i përmasave të jashtëzakonshme të mbahej në Pallatin e Sportit “Artan Cuku” që iu mundësoi të pranishmëve të shijonin një natë të mrekullueshme prej rreth 3 orësh.
Organizimi dhe pritja dhe sistemimi i grupeve artistike
Teksa në Kamëz kishin nisur përgatitjet për festën e madhe, dasmën Ballkanike, pjesë e organizimit ishte dhe akomodimi i jo pak, por 200 artistëve të rinj të cilët pushtuan në ambientet e konvikteve të Universitetit Bujqësor. Siç zakonisht ndodh në një dasëm tradicionale ballkanase, përgatitjet kishin nisur prej ditësh dhe stafi i Qendrës së Kulturës “Artan Cuku” Kamëz në zbatim të detyrave të ngarkuara në këtë aktivitet ishte gati për pritjen e mysafirëve për t’u kujdesur për çdo detaj që jo vetëm festa e folkut të shkonte më së miri, por dhe miqtë të mbeteshin të kënaqur nga ajo çfarë do të gjenin në Kamëz dhe jo vetëm, për të përcjell në shtete e tyre mbresat dhe çastet e bukura që do të kalonin dhe ndanin më të njohurit e tyre emocionet e kaluara në Shqipëri. Sipas planit të organizimit dhe porosisë së kryebashkiakut Rakip Suli që gjithçka të shkonte mësë miri, drejtoresha e Qendrës së Kulturës “Artan Cuku” Kamëz, Rigelca Gupe si dhe moderatorit dhe “mblesit” të kësaj dasme Sokol Guga (me një eksperiencë të vyer në të tilla aktivitete), në bashkëpunim të ngushtë me stafin arritën të ia dalin që grupet artistike pjesëmarrëse nga shtetet pjesëmarrëse si; Turqia, Greqia, Bullgaria, Rumania , Kosova, Bosnja & Hercegovina, Maqedonia e Veriut, Shqipëria (përfaqësuar nga grupi Hazis Ndreu) si dhe grupi i valleve te Konispolit. Kujdesi nga stafi i Qendrës së Kulturës për artistët ishte maksimal. Për secilin grup kishte një të ngarkuar për të iu përgjigjur për çfarëdo kërkesa kishin, e të tjerë ishin në dispozicion të nevojave që gjithçka të shkonte sa më mirë. Para mbërritjes së grupeve gjithçka kishte kaluar në filtër duke nisur nga akomodimi ku ndonëse në një godinë të re në bashkëpunim me përgjegjësen e godinës Flora (Çera) Suli gjithçka ishte testuar duke rezultuar me sukses. I njëjti përkujdes maksimal ka qenë edhe sa i përket ushqimit, vizitave në Kamëz dhe Tiranë.
Pritja nga kryebashkiaku, parakalimi në Kamëz
E shtuna, 14 shtatori, ishte dita e dasmës ballkanike. Ishte pikërisht dita e manifestimit të madh folk në qytetin e Kamëz. Nën kujdesin e veçantë dhe interesimin e drejtpërdrejtë të kryetarit të Bashkisë Kamëz Rakip Suli më 14 shtator çeli siparin “Balkanika Folk Festival Kamza 2024” ky emër sa motivues po aq edhe autentik shpalosi siparin e edicionit i I-rë tij në qytet, ku mbi 200 artistë nga 7 shtetet e Ballkanit përformuan para qytetarëve të Kamzës duke sjell traditën e tyre folklorike në territorin e Bashkisë Kamëz një ndër bashkitë më të mëdha në Shqipëri me popullsinë më të re në vend, me njerëzit më vital, të cilët meritojnë çdo formë mbështetje nga institucionet sikurse dhe ka ndodhur.
E ndërsa në mbrëmje do të shijohej gjithçka nga spektakli që do të mbahet mend gjatë, paradite kryetari i Bashkisë Rakip Suli priti artistët në zyrën e tij. Duke i falënderuar që janë bërë pjesë e festivalit dhe sjellë traditën dhe kulturën e tyre në Shqipëri kryebashkiaku Suli theksoi para artistëve se; “pjesëmarrja juaj i dha një tjetër energji bashkisë së Kamzës për shkëmbimin e eksperiencave mes shteteve, kulturës dhe zakoneve sepse shumë gjera na bashkojnë  se sa na ndajnë”.  Mes përfaqësuesve të grupeve artistike dhe kryetarit Suli janë shkëmbyer edhe dhurata qe simbolizojnë vendet nga ata vijnë dhe simbolet e Bashkisë Kamzë. Përfaqësuesit e këtyre grupeve kanë treguar se janë të lumtur që janë pjesë e Balkanika Folk Festival Kamza 2024.
Kamza, me popullsinë më të re në vend, me njerëzit më vital meriton çdo formë mbështetje nga institucionet sikurse dhe po e bën Bashkia Kamëz gumëzhiu nga festa, një spektakël për tu shënuar transmetuar dhe nga RTSH, cila pati përmasë ndërkombëtare. E kur gjithçka ishte gati e organizatorët kishin ftuar dhe prisnin banorët e Kamzës për të shijuar këtë aktivitet të përmasave ndërkombëtare për të shijuar muzikë folk të grupeve më të mira nga 7 shtete plus Shqipërinë për t’u realizuar dhe hequr sadopak mendjen nga lodhja që të sjell e përditshmja.
Dasma ballkanike që gjëmoi në gjithë Kamzën
Stafi i Qendrës së Kulturës nën drejtimin e drejtoreshës Rigelsa Gupe kishte bërë gjithçka që mbrëmja të ishte sa më e hareshme duke u kujdesur për çdo detaj. Pak para nisjes së spektaklit nënkryetarja e Bashkisë Kamëz Eralda Çerpja e cila ka si kompetencë Qendrës e Kulturës erdhi ti hedh një sy të fundit përgatitjeve përpara se qytetarët e shumtë që kishin ardhur dhe prisnin para Pallatit të Kulturës të futeshin në sallë.
Më parë Radio Televizioni Shqiptar kishte instaluar kamerat dhe regjinë për të transmetuar këtë aktivitet fantastik nën moderimin e ikonës së ekranit shqiptarë por dhe logos RTSH, Silvana Braçes si dhe moderatorit Albert Dumani një tjetër prezantues me eksperiencë i ekranit.  Teksa qytetarët kishin ardhur edhe me herët dhe prisnin orën të futeshin në sallë për të shijuar spektaklin, nënkryetarja e Bashkisë Eralda Çerpja do të vinte për të parë nga afër përfundimin e përgatitjeve nga stafi i Qendrës së Kulturës në pallatin “Artan Cuku”. Ora po ofronte, grupet kishin ardhur në Pallatin e Sportit e ndërkohë Sokol Guda me Albert Dumanin pa nisur “dasma” po bënin provat me regjinë.
Në orën 18:00 do të niste gjithçka në sallën e tejmbushur dhe njerëzve që kërkonin të ishin aty brenda por e kishin të pamundur. Koha e keqe e kishte zhvendos spektaklin nga Parku i Liqenit Artificial në Pallatin e Kulturës. Edhe kryetari i Bashkisë Kamëz me nënkryetaren Habibin dhe këshilltaren Topuzi kishin ardhur e tashmë sytë e të gjithëve të pranishmëve ishin nga skena që të niste spektakli.
Pas muzikës në sfond dhe shfaqjes së tupanëve në skenë futet i pari Albert Dumani teksa fton bashkëprezantuesen Silvana Braçe të cilët dalin në skenë të të mahnitur nga organizimi dhe nuk ngurojnë që në fillim të japin vlerësimet maksimale për organizatorët, pjesëmarrësit në masivitet, operatorët e RTSH, i cili pati eksluzivitetin ta filmonte këtë aktivitet mbarëkombëtar. Super spektakli  më 14 shtator sapo kishte nisur tashëm në Pallatin e Kulturës “Artan Cuku”, ku kishte ngritur siparin Festivali “Balkanika Folk Festival”, Kamëz 2024.

Grupet artistike nga shtetet pjesëmarrëse do të performonin në skenë sipas një skalete të përcaktuar duke nisur me Bullgarinë, Bosnja & Hercegovina, një grup i rapsodëve nga Kamza, Greqia, Kosova, një kolazh me këngë dibrane nga këngëtarja e Vera Laçi, grupet nga  Maqedonia e Veriut, Turqia, Rumania, një performancë e grupit të valleve nga Konispoli si dhe Shqipëria e përfaqësuar nga ansambli “Hazis Ndreu” ku të gjitha grupet sollën spektakël të veçantë duke dhuruar energji dhe emocion për qytetin e Kamzës. Mbyllja e “Balkanika Folk Festival Kamza 2024” do të bëhej me fjalën e të zotit të shtëpisë, atij që mori përsipër organizimin dhe kujdesin në çdo detaj të kësaj dasme ballkanike, i cili veç falënderimit iu dhuroi grupeve pjesëmarrjes trofeun e marrjes pjesë në këtë spektakël në një prej bashkive më të rëndësishme në Shqipëri siç është Kamza.
Në këtë festival u gërshetuan mjaft mirë dhe krejt këndshëm arti, kultura, tradita dhe dinjiteti i këtij qyteti me të qyteteve nga shtetet që vijnë artistët, gjë që i shtojë rëndësinë, vlerën dhe kuptimin këtij festivali multikulturor me pjesëmarrje ansamblesh dhe grupesh artistike kombëtare e ndërkombëtare. E gjithë Kamza u kthye në një qendër të vërtet kulturore sa i përket atmosferës që u krijua, ku festa ishte e përmasave të jashtëzakonshme e ku “dasma” dëgjohej kudo nga këngët e dashurisë, vallet, meloditë me instrumente popullorë etj. “Balkanika Folk Festival Kamza 2024” ishte një risi për qytetin. Kujtojmë që arti dhe kultura kanë patur mbështetje të pakursyer nga kryetari i Bashkisë Kamëz Rakip Suli.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular