BallinaKryesoreFranca dhe Italia kundër Kosovës në KiE, zbulohet prapaskena, si ndikoi shitja...

Franca dhe Italia kundër Kosovës në KiE, zbulohet prapaskena, si ndikoi shitja e avionëve Rafale për Serbinë

Aderimi i Kosovës në Këshillin e Evropës duket një rrugë e largët. Në mënyrë të pashpjegueshme, procesi është duke u penguar nga dy vende të rëndësishme të Bashkimit Europian: Franca dhe Italia. Kështu shkruan media afër Brukselit, Euractiv. Në Strasburg dhe Prishtinë kishte shpresa se votimi do të bëhej deri në fund të vitit 2024, por një burim diplomatik gjerman i tha Euraciv se kjo procedurë nuk ka gjasa të ndodhë.

“Deri më tani, në Këshillin e Ministrave të qeverive të Bashkimit Europian nuk është votuar për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Në fakt ekziston një shumicë e qartë prej dy të tretash. Por momenti rrezikon të humbasë”, Euractiv.

Burime për median prestigjioze shtojnë se ndërsa Asambleja e Këshillit të Evropës do të vazhdojë të bëjë presion për një votim pasi thjesht mosmbajtja e një të tillë nuk do ishte një opsion, kundërshtimi po vjen jo vetëm nga Gjermania, por edhe nga Franca dhe Italia. Duket se shtija e avionëve Rafale ka ndikuar në qasjen e Parisit ndaj aderimit të Kosovës në KiE.

“Kancelari gjerman ishte me mëdyshje për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, ministri i jashtëm gjerman ishte i vendosur, por ata që vërtet kundërshtuan ishin italianët dhe francezët”, tha burimi gjerman, duke shtuar se kishte spekulime se arsyet mund të jenë të ndjeshme dhe të lidhura me Serbinë, citon Euractiv.

Kosova duhet të sigurojë shumicën e dy të tretave në Komitetin e Ministrave për të përfunduar anëtarësimin e saj. Sakaq një zgjidhje për Kosovën në kushtet e tanishme duket gjithnjë e më e pamundur, citon Financial Times.

Në një prononcim për prestigjiozen britanike, kryeministri i Kosovës tha se çdo dialog duhet të fokusohet në sovranitetin e Kosovës. Kërkesa kryesore serbe – një asociacion etnik i komunave serbe në Kosovë me kompetenca ekzekutive është kundërshtuese për Prishtinën.

“Unë dua që askush të mos jetë i privilegjuar dhe për këtë arsye askush të mos diskriminohet [kundër]. Nuk mund të ketë super-pakicë siç dëshiron Beogradi”, tha Albin Kurti, Kryeministër i Kosovës, shkruan A2 CNN.

Marrëdhëniet SHBA-Kosovë mund të përkeqësohen në rast të fitores së Donald Trump në zgjedhjet presidenciale të nëntorit në SHBA, thekson FT. Diplomatët e ish-presidentit kanë bërë kritika të ashpra kundër Prishtinës dhe kanë zhvilluar lidhje të përzemërta me Serbinë edhe pasi ai u largua nga detyra. (A2 Televizion)

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular