Deputeti i PD Ervin Salianji ka reaguar për herë të parë në rrjetet sociale, pas dënimit të tij nga Gjykata e Apelit me një vit burg për kallëzim të rremë.
Salianji, në reagim shprehet se asgjë nuk është mbyllur. Ai deklaron se kjo është një përpjekje e ulët nën brez e tyre, që nuk do na ndalojë, nuk do na shkurajojë në përpjekjen tonë të madhe për një Shqipëri më të mirë. “Do të jemi bashkë çdo ditë dhe më të fortë. Do të jemi bashkë shumë shpejt e do punojmë me zemer e përkushtim për ta hequr këtë të keqe që i ka zënē rrugën vendit. Dhe do ja dalim”, shkruan Salianji.