“Babale”, Salianji: PD do të depozitojë kallëzim penal në SPAK për falsifikimin e çështjes

0
116

Ervin Salianji ka deklaruar se Partia Demokratike do të dorëzojë një kallëzim penal në Prokurorinë e Posaçme për falsifikim në lidhje me çështjen “Babale”. I ftuar në studion e “Opinion” në Tv Klan, Salianji thotë se hapja e hetimit ndaj tij, ka shamgur një dënim të ri për Geron apo Fatmir Xhafajn.

Klodiana Lala: Në momentin që ju bëtë denoncimin dhe nisi një hetim, a keni bërë hetime më të thelluara rreth këtij personazhi dhe a i qëndroni të njëjtës deklaratë që bëtë në gjykatë?

Ervin Salianji: I qëndroj 1 milion herë, do ta vazhdoj dhe pas. PD do të depozitojë kallëzim penal në SPAK për falsifikimin e kësaj çështje, nesër ose të hënën.

Blendi FevziuPD do të depozitojë kallëzim në SPAK për falsifikimin e kësaj çështje?

Ervin SalianjiPo, nesër ose të hënën me të gjitha provat. Do të dorëzohet për Fatmir Xhafën për hetimin e pasurisë sepse si subjekt i ligjit anti-mafia, për shkak se ka vëllain e vet të dënuar, ai duhet të ishte hetuar deri më tani. Thelbi i kërij diskutimi është se hapja e hetimit ndaj meje, shmang nga një dënim të ri, Geron apo Fatmir Xhafajn.