BallinaAktualitetMbështetja amerikane/Gjyqtarët e GJKKO vizitë në SHBA, diskutime mbi forcimin e luftës...

Mbështetja amerikane/Gjyqtarët e GJKKO vizitë në SHBA, diskutime mbi forcimin e luftës ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar

Gjyqtarët e Gjykatave të Posaçme të Shqipërisë patën një shkëmbim të rëndësishëm me dhjetë prokurorë në Zyrën e Prokurorit të SHBA-së në Salt Lake City. Gjatë këtij takimi, ata diskutuan për ndjekjen efektive të rasteve të korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe për sfidat që këto çështje paraqesin në sistemin e drejtësisë.

Pjesëmarrësit gjithashtu u takuan me të pesë gjyqtarët e Gjykatës së Lartë të Utah, përfshirë gjyqtaren Paige Petersen dhe Kryegjyqtari e Gjykatës së Apelit të Utah. Takimi theksoi rëndësinë e pavarësisë së gjyqësorit dhe trajtimin e sulmeve personale kundër gjyqtarëve.

Gjyqtarët shqiptarë shprehën një vlerësim të thellë për mbështetje që OPDAT dhe INL ofrojnë për përvojat e tilla, duke theksuar se këto ndihmojnë në forcimin e kapaciteteve të tyre.

“Gjyqtarët e Gjykatave të Posaçme patën një shkëmbim të pasur me dhjetë prokurorë në Zyrën e Prokurorit të SHBA në Salt Lake City, duke diskutuar për ndjekjen efektive të rasteve të korrupsionit dhe krimit të organizuar. Ata u takuan gjithashtu me të pesë gjyqtarët e Gjykatës së Lartë të Utah, duke përfshirë gjyqtaren Paige Petersen dhe Kryegjyqtarin e Gjykatës së Apelit të Utah, për të theksuar rëndësinë e pavarësisë së gjyqësorit dhe trajtimin e sulmeve personale kundër gjyqtarëve. Gjyqtarët shprehën vlerësimin e përzemërt për OPDAT dhe INL për këtë përvojë të paçmuar. Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara për të mbështetur gjyqtarët e Gjykatës së Posaçme të Shqipërisë në rolin e tyre vendimtar për të luftuar korrupsionin, krimin e organizuar dhe terrorizmin”, thuhet në njoftimin e ambasadës së SHBA në Tiranë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular