BallinaAktualitetBerisha: Sot nis mosbindja civile, kemi 3 vite që e paralajmërojmë!

Berisha: Sot nis mosbindja civile, kemi 3 vite që e paralajmërojmë!

spot_img
spot_img


Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se protesta e 7 tetorit, duke iu referuar si mosbindja civile, vjen si përgjigjja e vetme që opozitës shqiptare i ka mbetur ndaj narkoshtetit të Edi Ramës.

Në një mesazh adresuar qytetarëve pak më shumë se 24 orë para protestës së paralajmëruar, Berisha tha se sot me 7 tetor nis mosbindja civile kundër narkoshtetit, kundër mafies dhe kundër kreut të krimit të organizuar Edi Ramës.

Rreth 24 orë na ndajnë nga dita e madhe e 7 tetorit. Në këto orë të fundit, dëshiroj tu adresoj këtë mesazh. Nesër në Shqipëri fillon mosbindja civile, pa kthim deri në vendosjen e qeverisë teknike. Në prag të kësaj ngjarjeje historike dua të jap disa sqarime të fundit për qytetarët shqiptarë dhe të adresoj thirrjen time për qytetarët shqiptarë. Kjo mosbindje civile nuk vjen si rrufe në qiell të hapur.

Kjo mosbindje civile, minimalisht ka 3 vite që kërkohet dhe është paralajmëruar. Prandaj miq, shqiptarët duhet të dinë se nesër nis mosbindja civile kundër narkoshtetit. Kundër mafies, dhe kundër kreut të krimit të organizuar, Edi Ramës” u shpreh Berisha.

 deklaroi Berisha.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular