BallinaAktualitetKërkon lirinë, ja kur do të marrë vendimin Gjykata Kushtetuese për Sali...

Kërkon lirinë, ja kur do të marrë vendimin Gjykata Kushtetuese për Sali Berishën

Gjykata Kushtetuese do të zhvillojë më 19 nëntor kërkesën e kreut të PD-së, Sali Berisha për shfuqizimin e vendimeve të GJKKO-së dhe Apelit të Apelit të GJKKO-së që kanë caktuar ndaj tij masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

“Shfuqizimin e vendimeve nr. 112, datë 20.10.2023 dhe nr. 117, datë 26.10.2023, të Gjykatës së Posaçme së Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar; nr. 56 (87-2023-156), datë 21.11.2023 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar; nr. 00-2024-384, datë 05.03.2024 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë”,”- thuhet në kërkesën e Sali Berishës.

Kreu i PD-së ndodhet prej 10 muajsh nën masën e sigurisë “arrest shtëpie” për çështjen “Partizani”, dhe të kërkesat e tij për lirim janë rrëzuar nga shkallët e gjyqësorit.

8778695c-174f-4250-ac40-039889611bcc
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular